LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Punësimet nuk kanë kurrfarë lidhje me zgjedhjet e paralajmëruara

Mançevski: Punësimet nuk kanë kurrfarë lidhje me zgjedhjet e paralajmëruara

“Punësime ka pasur dhe do të ketë dhe ato janë në pajtim me programet vjetore dhe nevojat e institucioneve. Nuk kanë kurrfarë lidhje me zgjedhjet. Bëhet fjalë për aktivitet të rregullt që ka ndodhur edhe kur nuk kishte paralajmërime për zgjedhje”, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shpalljet e reja për punësim, Mançevski tha se bëhet fjalë për aktivitet të rregullt që ndodh çdo vit dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet e paralajmëruara.


“Punësimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe kjo ka ndodhur edhe kur nuk kishte zgjedhje të paralajmëruara”, theksoi Mançevski, duke sqaruar se në fund të çdo viti ka ndërprerje të të gjitha marrëveshjeve për një kohë të caktuar, sepse ato janë planifikuar me buxhetin për atë vit, por që për vitin e ardhshëm përderisa institucionet kanë nevojë, do të publikohen shpallje të reja për punësim për një kohë të caktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori