LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri Yaris GR-4 me dukje dhe tingull shumë të mirë

Modeli i ri Yaris GR-4 me dukje dhe tingull shumë të mirë

Në testet përfundimtare, u vozit edhe nga shefi i përgjithshëm i Toyota

Deri më tani, kjo është pamja më e afërt me Toyota Yaris GR-4, që është parë disa herë teksa po testohej, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë ishte planifikuar të lansohet gjatë muajit të kaluar në një aktivitet në Australi, por ishte anuluar për shkak të flakëve masive që e kishin përfshirë zonën.


Tani, Toyota e ka shpërndarë një video, ku e tregon këtë model nga afër, por që vazhdon të ketë shtresat e kamuflazhit. Atë e ka vënë në testim Akio Toyoda, që është shefi i përgjithshëm i Toyota dhe entuziast i madh i makinave.

“Personalisht, nuk ka asgjë që më pëlqen më shumë se erë e benzinës, si dhe zëri i motorit që tingëllon. Kjo makinë, e sjellë anën e egër në një dashamirës të makinave, siç jam edhe unë”, ka thënë Toyoda, derisa bëhej gati të niste.

Më të thënë këtë, ai u nis dhe vetura krijoi një shtëllungë të madhe tyme dhe nuk u dha ndonjë detaj shtesë.

Por, Toyota Yaris GR-4 duke se ishte gati për lansim dhe mund të prezantohet shumë shpejtë, që të rivalizojë me modelet e tanishme. /Telegrafi/