Nga 1 tetori e deri më 4 dhjetor në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9545 raste të dyshimta me grip, 1504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Sipas IKSHPK-së, rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.
“Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por nuk kalon pragun epidemik. Prej periudhës së lartëcekur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta me grip. Në Qendrën Kombëtare të Gripit të mërkurën janë izoluar dy rastet e para të gripit tipi A”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në Klinikën Infektive- SHSKUK janë të hospitalizuar dy raste pozitive me gripin A në gjendje stabile shëndetësore, njëri nga rastet ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese me infiltratio pulmonum, HTA, ICV, Hiperplazio prostate, Insuficiencë renale.
Instituti Kombëtar ka apeluar të gjithë drejtorët rajonalë të shëndetësisë publike të ngrihet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj.
Prej 01 tetor 2019 deri më 04 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9545 raste të dyshimta në Grip, 1504 raste Infeksione respiratore akute dhe 9 raste me Infeksion të rëndë respirator akut(SARI).
Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.
Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por nuk kalon pragun epidemik.
Prej 01 tetor 2019 deri më 04 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta në Grip.
Në Qendrën Kombëtare të Gripit- IKSHPK me 4 dhjetor 2019 janë izoluar dy rastet e para të Gripit tipi A.
Në Klinikën Infektive- SHSKUK janë të hospitalizuar 2 rastet pozitive në Gripin A në gjendje stabile shëndetësore, njëri nga rastet ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese me Infiltratio pulmonum, HTA, ICV, Hiperplazio prostate, Insuficiencë renale.
Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
E përsërisim rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.
Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal.
Si të mbroni vehten dhe të tjerët:
• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisē familiare
• Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerezve
• Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.
• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të papastruara
• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi
• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni
• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit
• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik
E drejta e juaj është ta mbroni shëndetin tuaj
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të Gripit dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje