LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja Ava Max pushton top-listat botërore, kënga e saj renditet në top 10 këngët më të dëgjuara të vitit në Apple dhe Shazam

Shqiptarja Ava Max pushton top-listat botërore, kënga e saj renditet në top 10 këngët më të dëgjuara të vitit në Apple dhe Shazam
Ava Max (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e re shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka arritur suksese të shumta këtë vit.

Ajo ka publikuar këngë të shumta të cilat janë pëlqyer shumë dhe kanë marrë miliona klikime në platformat muzikore si: YouTube, Spotify, Apple etj.


Në prag të fundvitit, tashmë kanë filluar edhe mbledhja e statistikave për thuajse çdo artist – për të parë arritjet e tyre.

Ava Max (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ava Max ka publikuar së fundmi në InstaStory, statistikat e nxjerra nga këngët më të dëgjuara të vitit në “Apple Music” si dhe ato që janë kërkuar më së shumti në Shazam.

Rezultatet duket të jenë të shkëlqyera për artisten, e cila ka arritur të futet në listën e 10 më të mirëve në të dyja këto lista.

Bebe Rexha është e pesëmbëdhjeta artiste femër më e dëgjuar e vitit 2019 në Spotify
Lexo po ashtu Bebe Rexha është e pesëmbëdhjeta artiste femër më e dëgjuar e vitit 2019 në Spotify

Ajo është renditur e 10-ta në listën e “Apple Music” për “Këngët më të dëgjuara të vitit”, falë këngës së saj shumë të suksesshme “Sweet but Psycho”.

Foto: Ava Max/InstaStory

Me po të njëjtën këngë, Ava Max është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam për këngët më të kërkuara gjatë vitit në këtë aplikacion.

Foto: Ava Max/InstaStory

“Çmenduri”, ka shkruar shqiptarja në mbishkrimin e një prej fotografive, ndërsa duket të jetë tejet e lumtur për suksesin e arritur këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori