LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha është e pesëmbëdhjeta artiste femër më e dëgjuar e vitit 2019 në Spotify

Bebe Rexha është e pesëmbëdhjeta artiste femër më e dëgjuar e vitit 2019 në Spotify
Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

Ditë më parë, ajo gjeti kohë që në mes të turneut të saj, të marrë dy ditë pushim dhe të vijë në Shqipëri për të vizituar familje e prekura nga tërmetet.


Teksa është kthyer të martën sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar turneun e saj, Bebe Rexhës nuk po i ndalen sukseset.

Ajo këtë vit renditet si artistja e pesëmbëdhjetë në listën e artisteve femra më të dëgjuara gjatë vitit 2019.

Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj
Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Këtë gjë këngëtarja me origjinë shqiptare e bëri të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në InstaStory, ku shihej ky njoftim i shpërnfarë nga një faqe e fansave të saj në Twitter.

“Top artistet femra më të dëgjuara gjatë vitit 2019 në Spotify, numër 15 Bebe Rexha”, shkruhej në këtë njoftim.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Mesa duket e lumtur për këtë sukses, 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj këtë fotografi, duke i falënderuar kështu që e kanë pëlqyer dhe dëgjuar kaq shumë muzikën e saj.

E njëjta, këto ditë ka arritur shifrën e 10 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori