LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha me shkrim të veçantë pas vizitës në Shqipëri, e impresionuar nga mikpritja e shqiptarëve

Bebe Rexha me shkrim të veçantë pas vizitës në Shqipëri, e impresionuar nga mikpritja e shqiptarëve
Bebe Rexha (Foto: Telegrafi)

Ditën e hënë (2 dhjetor) artistja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, vizitoi Shqipërinë.

Ajo qëndroi dy ditë radhazi në shtetin e saj amtar, duke vizituar familjet e prekura nga tërmeti, teksa premtoi rindërtimin e dy shtëpive që ishin në gjendje të mjerueshme.


Pas shumë vizitash e një kohe të bukur që kaloi në fshatrat e Shqipërisë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), të martën u largua nga shteti shqiptar.

Bebe Rexha me vizitë në Shqipëri, dhjetor 2019 (Foto: Telegrafi)

Kjo pasi ajo duhet të vazhdonte turneun e saj të koncerteve në bashkëpunim me Jonas Brothers dhe mbrëmë me t’u kthyer ishte prezente në Chicago.

Pas qëndrimit njëditor në Shqipëri, Bebe Rexha largohet përsëri në ShBA: Jam e lodhur, por zemra ime është plot
Lexo po ashtu Pas qëndrimit njëditor në Shqipëri, Bebe Rexha largohet përsëri në ShBA: Jam e lodhur, por zemra ime është plot

Ndërkohë, ditën e sotme (e mërkurë), artistja Rexha ka ndarë me ndjekësit ca momente nga vizita në shtetin amë dhe siç thotë është e impresionuar nga mikpritja që iu bë nga ana e shqiptarëve.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri duke parë dëmin e tërmetit dhe takimin me ata që ishin të prekur nga ky tërmet. Unë jam e impresionuar nga mirësia e njerëzve atje, si dhe prej të gjithëve në mbarë botën që kanë dhuruar”.

“Ne nuk mund t’i falënderojmë mjaftueshëm. Ne kemi vendosur t’i ndërtojmë dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. Unë e dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, ka shkruar në postimin e saj 30-vjeçarja.

Bebe u shpreh vazhdimisht falënderuese dhe krenare për origjinën e saj, kurse në një të ardhme të afërt nuk e ka përjashtuar mundësinë të vizitojë edhe Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori