LAJMI I FUNDIT:

Meta dekoron njësitet e kërkim shpëtimit: Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë

Meta dekoron njësitet e kërkim shpëtimit: Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron për vizitë në Kosovë, ku po merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

“Të dashur shpëtimtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë të cilët u paraqitën në orët e para të një beteje midis jetës dhe vdekjes, nuk ka vlerësim më të mirë se sa t’iu quaj shpëtimtarë të gjithë juve. Do të doja ta kishim festuar 28 nëntorin siç e meritonte, për gjithë kombin tonë si gjithmonë së bashku, në Vlorë, Tiranë, Prishtinë e Prizren por ja që nuk ndodhi ashtu. Mirëpo, edhe ky 28 nëntor na gjen të bashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, për tu përballur me pasojat katastrofike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri”, ka deklaruar Meta.


Haradinaj: Të bashkuar ia dolëm ta tejkalojmë situatën e rëndë pas tërmetit
Lexo po ashtu Haradinaj: Të bashkuar ia dolëm ta tejkalojmë situatën e rëndë pas tërmetit

Ai ka theksuar se më 26 nëntor ditën kur ndodhi tërmeti, Shqipëria nuk mbeti e vetme pasi shumë vende i dolën në ndihmë, por Kosova ishte e para që u ndodhë atje.

“Kosova ishte e para që u ndodh atje në luftën për të shpëtuar jetën çdo shqiptari, ata ishin vëllazërisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar jetën njerëzve nën rrënoja. Populli shqiptar do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, u shpreh Meta.

Presidenti i Shqipërisë shtoi se Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori