Banorët e zonave rurale ndihen më të sigurt se sa ata të zonave urbane. Pothuajse 50 për qind e qytetarëve në Kosovë nuk ndihen të sigurt.
Kështu u tha në konferencën e organizuar me kryesuesit e këshillave komunalë për Siguri në Bashkësi.
Ani pse u organizua për kryetarët e komunave, pjesëmarrës në këtë takim ishin vetëm kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe ai i Mamushës, Abdylhadi KrasniqI.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në këtë takim me kryetarët e Komunave të Kosovës tha se është me rëndësi që sot po diskutojnë për dy tema, për sigurinë në trafik dhe për të riatdhesuarit nga Siria në Kosovë.
“ Duke qenë se gjatë prillit ne kemi riatdhesuar qytetarë të ardhur nga Siria diskutimi është i pashmangshëm. Siç jeni në dijeni Kosova ka riatdhesuar 110 persona nga Siria. Qëllimi parësor i këtij angazhimi është riatdhesimi i qëndrueshëm. Kemi një përkrahje edhe nga kryetarët e komunave, Ministria e Arsimit. Ne do të vazhdojmë të përcjellim me kujdes të gjitha zhvillimet për të kthyerit nga Siria”, tha Mustafa.
Ai ka diskutuar edhe për aksidentet e shumta në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas tij është koha e fundit kur institucionet duhet të ndërmarrin diçka për minimizimin e aksidenteve.
“Duke analizuar numrin e aksidenteve të trafikut rrugor, numri i përgjithshëm është 14 mijë e 313. Bazuar në gjendjen aktuale, duhet të ndërmerren masa për sigurinë në trafik”, tha Mustafa.
Killan Wahl nga OSBE tha se në bazë të hulumtimeve gjysma e qytetarëve në Kosovë, nuk ndihen të sigurt.
“Puna e Policisë ka kontribuar në perceptimin e sigurisë kohëve të fundit. Dhe niveli i besimit qëndron në 61 për qind, e që është përqindje e mirë krahasuar me vendet e rajonit. Sipas hulumtimeve të kryera nga UNDP më shumë qytetarët ndihen të sigurt në vendet rurale se sa urbane”, tha ai.
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi tha se gjatë vitit 2019 ne Prishtinë kanë vdekur 10 persona si pasojë e aksidenteve.
“Aksidentet me dëme kanë shkaktuar rritje, ndërsa me lëndime dhe vdekje kanë shënuar rënie. Për periudhën janar-nëntor të vitit 2019, krahasuar me vitin paraprak kemi 7 persona më pak të vdekur. Edhe vitin 2019 e karakterizon vitin me projekte policore”, tha ai.
Fejzullah Mustafa nga Ministria e Infrastrukturës, tha se duhet të parashihet buxhet për rritjen e sigurisë rrugore, për çka tha se kanë mungesë. Mosha më e rrezikuar, siç tha ai është ajo mbi 18 vjeçare. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje