Bentley feston shënimin e rekordit të Continental GT, me një edicion special nga ky model
Veturë me dukje mbresëlënëse, që të shënohet arritja e shpejtësisë rekorde
Duket si një veturë luksoze, mirëpo Bentley është e destinuar edhe për gara të shpejtësisë dhe ka arritur suksese të mëdha, transmeton Telegrafi.
Modeli Continental GT i vozitur nga Rhys Millen, ka arritur që ta kalojë Pikes Peak International Hill Climb, për dhjetë minuta e 18.488 sekonda.
Në këtë formë, për tetë sekonda e ka tejkaluar shpejtësinë e arritur nga Bentley Bentayga. Që ta festojë këtë shënim, Bentley lansoi një edicion special të këtij modeli.
Tani Bentley e ka lansuar një edicion special nga Continental GT, për të festuar shënimin e rekordit të arritur në Pikes Peak.
“Reflekton shpirtin e përpjekjeve të Bentleyt, që ka qenë i njëjtë për 100 vite dhe vazhdon të rahë në qendër të kompanisë”, ka thënë lidhur me këtë veturë, shefi i shitjeve në Betnley, Chris Craft.
Për ta përshtatur sa më shumë me makinën që e shënoi rekordin, është lyer me ngjyrë të gjelbër, ndërsa në të zezë janë lyer grilli, pjesët e pasme të pasqyrave dhe përfundimet e poshtme.
Vetëm 15 njësi të këtij Bentley Continental GT, do të dalin nga prodhimi, derisa do të kenë teknologji të lartë dhe brenda rehati shumë të mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShefi ekzekutiv i Volkswagen thotë se situata është "alarmante" - nevojiten masa
Skoda Fabia e re, mbi 900 kilometra me vetëm një rezervuar me benzinë
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të
Toyota rishikon objektivat për prodhimin e veturave elektrike
Tesla zbulon një mënyrë më të lehtë për të karikuar automjetet e saj elektrike
Në Mercedes-Benz-in tuaj së shpejti do të jeni në gjendje të luani disa video-lojëra
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur