Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Kërkesa e Luginës, që për bizneset shqiptare mos të aplikohet taksa, nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare.
Qumështorja Doda në Komunën e Preshevës, në jug të Serbisë, është nga bizneset e shumta që pësoi humbje në taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Deri para vendosjes së taksës një vit më parë, qumështorja Doda, ka eksportuar mbi 70 për qind të produkteve në tregun e Kosovës. Qumështorja është në fazën e mbijetesës. Nga 14 punëtorë tashmë janë vetëm 8.
Pronari i qumështores thotë se përveç humbjeve që i pësoi biznesi i tij, të prekur janë edhe 120 fermerët me të cilët bashkëpunon ai.
“Ata [fermerët] janë njerëz që kanë pësuar më së shumti [humbje], pasi që në vend që të grumbullojnë qumështin për çdo ditë, ne grumbullojmë qumështin në tre apo katër ditë në javë për shkak të sasisë së kufizuar të shitjes së produkteve tona. Ata kanë burimin kryesor të jetesës dhe janë atakuar me këtë problem dhe janë ballafaquar me problemin e ekzistencës”, tha Muamer Mehmeti.
Vlera e eksportit në vit të produkteve të Serbisë në Kosovë ka rënë në 4 milionë nga 400 milionë sa ishte para taksës.
Komuna e Preshevës është përpjekur që disa nga bizneseve të cilat pushuan humbje nga taksa 100 për qind, t’u sigurojë subvencione.
“Nga perspektiva lokale, bizneset tona janë dëmtuar, papunësia është rritur, ka pasur largim nga vendet e punës të të rinjve tanë dhe në këtë formë shpërngulja është zhvilluar”, tha kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Bizneset shqiptare në këtë pjesë kanë kërkuar që Prishtina t’i përjashtojë nga taksa, por një gjë nuk është pranuar nga Qeveria Haradinaj, e cila ka vendosur tarifën.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, thotë se e përkrahën si vendim taksën 100 për qind, por Qeveria e Kosovës u tregua e padrejtë në raport me bizneset shqiptare, pasi që nuk i liroi nga kjo taksë.
“Reagimet tona menjëherë në lidhje me këtë taksë kanë qenë sepse kemi pak biznese shqiptare që veprojnë në Preshevë dhe Bujanoc mbase në Medvegjë asnjë, të cilat kanë plasuar produktet e tyre në territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë fushë ka sjell një dëm shumë të madh pasi që këto kompani kanë ulur prodhimin e tyre në zero, kanë lëshuar fuqinë punëtore e cila ka qenë”, tha Mustafa.
Ndërkohë, produktet e Kosovës në tregun e Serbisë, si para ashtu edhe pas taksës, janë pak të pranishme.
Para taksës, eksporti i produkteve “Made in Kosova”, gjatë një viti nuk ishte më shumë se rreth 35 milionë euro, ndërkaq pas taksës, eksporti i Kosovës në Serbi ka rënë në vetëm 13 milionë euro. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Paralajmërimet për rënie të temperaturave – Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'