LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kroacia na mbështet pa rezervë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Xhaferi: Kroacia na mbështet pa rezervë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

“Republika e Kroacisë është mike e dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetëse e integrimit të saj evropian dhe euroatlantik, fakt i cili vlerësohet dhe respektohet shumë. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe në të ardhmen, do t’i kultivojë marrëdhëniet miqësore me Kuvendin e Republikës së Kroacisë, në veçanti duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërparlamentar në nivelin më të lartë, si dhe në nivelin e grupeve parlamentare të bashkëpunimit me parlamentet e shteteve të veçanta”.

Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit, Talat Xaferi në takimin me ambasadoren e sapoemëruar të Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.

Xhaferi u shpreh i bindur se kjo mbështetje e fuqishme do të përforcohet gjatë kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm, dhe do të rezultojë me marrje të datës për fillim të negociatave në Samitin e majit në Zagreb.


Në fillim të takimit, Xhaferi e përgëzoi ambasadoren për funksionin e ri duke i dëshiruar mandat të frytshëm dhe të suksesshëm të ambasadorit, si dhe shprehu pritje se bashkëpunimi i deritanishëm i institucioneve të Republikës së Maqedonisë me Ambasadën e Kroacisë do të vazhdojë edhe më tutje.

“Mosmiratimi i vendimit për fillim të negociatave shkaktoi dëshpërim të madh te qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por theksoi se ne edhe më tutje mbetemi të përkushtuar në procesin reformues. Njëkohësisht, si shtet mbetemi të përkushtuar edhe në Procesin e Berlinit, bashkë me vendet tjera të rajonit, që të tregojmë angazhime të fuqishme për angazhime për rezultate reale do të kenë efekte pozitive afatgjate” tha Xhaferi.

Ambasadorja Tiganj i përcolli bindjet e kryesisë së lartë kroate të shtetit për mbështetjen e mëtejshme të integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shpresuar se gjatë kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian do të korrigjohet padrejtësia ndaj vendit.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e tanishme politike në vend përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, aktivitetet e Kuvendit dhe Qeverisë në këtë kontekst, marrëdhëniet e mira fqinjësore, puna e përgjithshme parlamentare, dialogu pushtet-opozitë si një imperativ kryesor i demokracisë, mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarja e përvojave të përbashkëta në politikën e jashtme dhe diplomacinë parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori