Organizatat e shoqërisë civile u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore.
OJQ të ndryshme kanë hapur qendra mësimore në vende të ndryshme të Kosovës që nga viti 2007 ku janë mbi 50 qendra mësimore në tërë Kosovën, disa prej tyre funksionojnë brenda shkollës disa në qendra komunitare.
Në këto qendra vijojnë mësimin kryesisht fëmijë romë, ashkali dhe egjiptianë, por edhe fëmijë tjerë, e që po hasin në shumë vështirësi për shkak të mos financimit.
Zyrtarja e organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, Amanda Toska, tha se qëllimi i kësaj iniciative është t’ia rikujtojnë MASHT-it , sfidat me të cilat mund të përballen fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë në rast të mbylljes së këtyre qendrave.
“Qëllimi i kësaj iniciative avokuese është që t’ia rikujtojmë MASHT-it sfidat me të cilat mund të përballen fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë si dhe fëmijët e tjerë të cilët vijojnë mësimin shtesë për shkak të vonesave të udhëzimit administrativ, e ndër të tjera në këtë udhëzim administrativ te neni 12 paragrafi 1 i udhëzimit administrativ thuhet se ‘Ministria do të hartojë një udhëzues praktik për funksionimin e qendrave të mësimit’ i njëjti nen në paragrafin 3 sqaron më tej ‘Ministria do të sqarojë udhëzuesin me modelin e raportimit jo më vonë se 3 muaj që ky udhëzim administrativ hyn në fuqi’ duke qenë se ky udhëzues jo vetëm që nuk është shpërndarë brenda datës së afatit të përcaktuar me udhëzimin administrativ, por ai nuk është i aprovuar nga ministri. Kjo vonesë e pa arsyeshme e ka shkaktuar një numër sfidash”, tha Toska.
Ajo bëri të ditur se po kërkojnë nga MASHT që sa më shpejt të nxjerr udhëzuesin për regjistrimin e qendrave të mësimit shtesë dhe rrjedhimisht të hap këtë proces dhe të përkrah financiarisht.
Drejtori i Qendrave Mësimore, Muhamet Arifi tha se për funksionimin e këtyre qendrave shumica e financimit ka ardhur nga donatorët, ndërkohë që kontributi financiar nga institucionet e Kosovës ishte minimal krahasuar me financimin e planifikuar.
Ai bëri thirrje MASHT për përkrahje financiare në këto qendra.
“Parlamenti i Kosovës në vitin 2019 ka aprovuar 500 mijë euro për financimin e Qendrave Mësimore. Fatkeqësisht në muajin gusht kemi kuptuar se këto mjete financiare ishin dedikuar në vijën e gabueshme buxhetore investime kapitale dhe nuk mund të shfrytëzoheshin për aktivitete të qendrave mësimore, fatkeqësisht këto mjete financiare nuk janë shfrytëzuar në vitin 2019 kjo ka ndodhë për shkak të neglizhencës dhe mos koordinimit të institucioneve përgjegjëse të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Financave e po ashtu edhe Zyrës për Qeverisje të mirë”, tha Arifi.
Sipas tij nëse këto qendra nuk përkrahen financiarisht, sukseset e fëmijëve që vijojnë mësimet aty do të zhduken.
Organizata Ballkan SunFlowers ka gjashtë qendra mësimore në katër komunat e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
MPB: Arrestohet trafikant 32-vjeçar nga Shtipi
“Le të guxojë ndonjë ambasador të diskutojë dekretet e Presidentit”, Meta sulmon ndërkombëtarët: Unë i pari do t’i tregoj vendin
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë