LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Rrahje në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

“Dyshohet se gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë, pasi që njëri nga të dyshuarit është i therur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/