Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy punëtorë të KEDS-it në Pejë nën dyshimet për marrje ryshfeti nga një qytetar.
Dy të dyshuarit, punëtorë të KEDS-it, G.G. (1965) dhe B.Th. (1974), të veshur me uniformë të KEDS-it, sipas policisë, kanë shkuar në shtëpinë e një personi, të cilit i thonë se ‘po harxhon rrymë shumë’.
Personi që denoncoi rastin në polici, u është përgjigjur punëtorëve të KEDS-it se e ka ngrohjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse fatura është e madhe.
Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro. Personi ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ka raportuar rastin në polici.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit për krime të rënda dhe pas një pune operativo-hetimore, Njësiti i Hetimeve të dyshuarit i ka zënë në flagrancë, pasi kanë marrë paratë.
G.G. dhe B.Th. pasi intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'