LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: Personat me nevoja të veçanta më të diskriminuarit në Kosovë

Maliqi: Personat me nevoja të veçanta më të diskriminuarit në Kosovë

Personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.

Kështu ka thënë  drejtori qendror i HANDIKOS, Afrim Maliqi, sipas tij,  institucionet qeveritare nuk japin përkrahje afatgjate për HANDIKOS,  dhe se përkrahin vetëm ndonjë projekt dhe kur përfundon projekti përfundon edhe shërbimi.

“HANDIKOS punon në dy drejtime kryesore, drejtimi i parë është ofrimi i shërbimeve për qytetarët me aftësi të kufizuara si për fëmijë, si për të rritur, kurse drejtimi i dytë është avokimi, lobimi, krijimi i ligjeve apo politikave që kanë të bëjnë me jetërat e personave me aftësi të kufizuara. Kur flasim për shërbimet, ne jemi organizatë që bazohemi 100 përqind vetëm në projekte dhe i ofrojmë ato shërbime të cilat nuk i ofron shteti dhe mundohemi që t’i dalim në mbështetje si fëmijëve, si të rriturve me shërbime të ndryshme duke filluar nga qëndrimi ditor i fëmijëve, po ashtu edhe të rriturve, rehabilitimi fizikal, rehabilitimi psiko-social, mbështetja psikologjike e tyre, parapërgatitja për arsim, mandej ngritja e kapaciteteve të personave të rritur për punësim për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në shoqëri. Në veçanti ofrojmë edhe pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar, e që dikun gati 200 apo mbi 200 pajisje vetëm karroca i shpërndajmë gjatë tërë vitit, të gjitha këto janë të bazuara në projekte me mbështetje të disa donatorëve e që shumë pak me thanë është e mbështetur nga institucionet e tona, respektivisht edhe ajo mbështetje është e bazuar në projekte dhe dihet se kur përfundojnë projekti përfundon edhe shërbimi”,  ka thënë Maliqi, për KosovaPress.


Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS

Maliqi tha se personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.

“Ligji për qasje apo infrastrukturën e personave me aftësi të kufizuar që nuk zbatohet fare, ligji për punësime për personat me aftësi të kufizuar ende nuk ka filluar të zbatohet, përfshirja e fëmijëve në edukim është jashtëzakonisht e vogël dhe është tepër brengë e madhe si për neve, si për institucionet e tona dhe personat me aftësi të kufizuara, mund të them lirisht se janë grupi më i varfër në vendin tonë, njëkohësisht edhe janë të diskriminim këtë e mbështesin edhe nga ligji i mbrojtjes nga diskriminimi i cili thekson se nëse një person me aftësi të kufizuara nuk mundë të marrë shërbime për shkak të qasjes, atëherë konsiderohet diskriminim”, shtoi Maliqi për Kosovapress.

Kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen e realizimit të programit të HANDIKOS kanë ofruar partneret ndërkombëtar si “Handicap International”, “OXFAM”, Agjencioni Finlandez FIDIDA, Qeveria e Finlandës, dhe Ambasada e Finlandës, Organizata Italiane “Onlus Ëamba-Athena”, “Onlus Roberto Bazzoni”, “Save The Children”, UNICEF, Agjensioni Evropian për ndërtime dhe rindërtim, etj. Ndërsa nga viti 2004, HANDIKOS në mënyrë modeste e kanë përkrahur edhe disa komuna të Kosovës dhe donatorë lokal.

Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës është themeluar në vitin 1983, me iniciativën e Halit Ferizit, kryetar i atëhershëm i shoqatës dhe më vonë lider i lëvizjes së aftësisë së kufizuar në Kosovë, së bashku me një grup të qytetarëve me aftësi të kufizuara.

Objektivë kryesore e kësaj shoqate është përmirësimi i të drejtave dhe i standardeve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë përmes veprimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore, sociale dhe të punësimit.

Ndryshe, nesër më 3 dhjetor shënohet dita e HANDIKOS, ku do të shfaqën shumë aktivitete nga personat me aftësi të veçanta. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori