Në Kosovë u strehuan shumë familje nga Shqipëria pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. E në Spitalin e Pejës, një grua e strehuar në këtë qytet, solli në jetë një foshnje, përmes lindjes së parakohshme. Gjendja e nënës dhe vajzës së sapolindur është e mirë. Ndërkaq, në këtë spital është edhe një tjetër e strehuar shtatzënë që po mbahet nën kontroll mjekësor.
Foshnja e sapolindur është një vajzë, prindërit e së cilës u detyruan të vijnë në Kosovë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë javën e kaluar.
Nëna e saj, Romina Radonshiqi, thotë se në orët e para ka kërkuar ndihmë mjekësore, dhe se është befasuar me trajtimin që i është bërë nga reparti i gjinekologjisë, në Spitalin e Pejës.
“Unë sapo isha futur në muajin e nëntë të shtatzënisë. Nga shqetësimi dhe stresi bëra një lindje të parakohshme në Spitalin e Pejës. Në momentin kur e kuptova se kishte ardhur koha për të lindur isha pak e stresuar me dyshimin se ndoshta nuk do të më ofrohet ndihma për shkak se unë isha shtetase e Shqipërisë dhe jo e Kosovës. Jam surprizuar nga mikpritja që më kanë bërë stafi mjekësorë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Romina Radonshiqi.
Doktori Mazllum Smajli thotë se foshnja e lindur para kohe por dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell Telegrafi.
“Ka lindur pak para kohe dhe kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të ngjarjes tragjike që ka përjetuar në Durrës. Fëmija ka një peshë pak të vogël, por edhe foshnja edhe nëna për momentin kanë shëndet të mirë dhe janë nën përcjellje të stafit mjekësor”, deklaroi doktori Mazllum Smajli.
E në Spitalin e Pejës, e shtrirë është edhe Kasadra Jaqe e cila ndodhet ne muajin e 7 të shtatzënisë thotë se gjendja e saj filloj te përkeqësohej për shkak te traumave te marra.
“Tani jam shumë mirë, pasi kur ra tërmeti në Durrës pësova një traumë i cili edhe shkaktoi dhimbje në shtatzëninë time. Pasi erdha këtu, mjekët e spitalin më ndihmuan shumë dhe po përcjellin gjendjen time shëndetësore”, deklaroi Kasandra Jaqe.
Shumë familje nga Shqipëria, u strehuan në Kosovë pas tërmetit prej 6.4 ballë të riterit, që mori jetët e mbi 50 personave./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze