LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu reagon ndaj Speciales, e quan “arsyetim të mosveprimit” deklaratën e Prokurorisë për mosgjykimin e kriminelëve të luftës

Haxhiu reagon ndaj Speciales, e quan “arsyetim të mosveprimit” deklaratën e Prokurorisë për mosgjykimin e kriminelëve të luftës

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, njëherit kandidate për deputete nga kjo parti, ka reaguar ndaj Prokurorisë Speciale për ndryshimin e gjykimit në mungesë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se ky nen ka qenë një ndër ndryshimet më të mira të Kuvendit të Kosovës.

“Pretendimi i prokurorisë se ‘duhet adresa’ është tërësisht i paqëndrueshëm, sepse NUK ka nevojë për asnjë adresë të askujt”, shkruan Haxhiu në Facebook.


Ndërsa pika tjetër që cek Haxhiu është ajo se kur thuhet “bashkëpunim juridik ndërkombëtar”, nuk do të thotë se duhet të ketë marrëveshje ndërshtetërore.

Statusi i plotë:

Neni për gjykimin në mungesë ka qenë ndër ndryshimet më të mira që ka bërë Kuvendi i Kosovës.

Deklarata e Prokurorisë Speciale lidhur me këtë është tendencë për të hequr përgjegjësitë nga vetja dhe për të arsyetuar mosveprimin.

Kur neni përkatës thotë që personi nën hetim të jetë kërkuar në shtetin/shtetet ku supozohet të jetë sipas parimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar së paku pesë (5) herë, dhe vetëm pasi që një kërkesë e tillë të jetë refuzuar apo neglizhuar tërësisht nga organet e shtetit pranues’ – kjo i referohet situatës ku personi supozohet të jetë. Pra ai/ajo supozohet të jetë aty ku e ka shtetësinë, pra në Serbi.

Pretendimi i prokurorisë se ‘duhet adresa’ është tërësisht i paqëndrueshëm, sepse NUK ka nevojë për asnjë adresë të askujt.

Madje ndryshimi në fjalë i referohet edhe situatës së neglizhimit, në këtë rast nga Serbia. Dhe në një skenar të tillë, me automatizëm përmbushet kërkesa e ligjit për lejimin e hetimit, akuzimit dhe gjykimit në mungesë.

Më tutje, kur thuhet “bashkëpunim juridik ndërkombëtar” kjo NUK nënkupton që duhet të kemi marrëveshje ndërshtetërore. Kemi raste të ekstradimit me shtete që nuk na kanë njohur e që nuk kemi marrëveshje e bashkëpunim juridik.

Nëse dikush pret që zbatimi i këtij Neni të bëhet kur të na njeh Serbia, e ka shumë gabim madje është moskryerje e kompetencave dhe përgjegjësive.

Qeveria Kurti, do të ketë qasje serioze dhe krejtësisht ndryshe me krimet e luftës.
Nuk do të ketë amnisti për kriminelët.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori