LAJMI I FUNDIT:

Ngjanë me një gjel deti të gatshëm për pjekje, torta me dukje të çuditshme i ka habitur të gjithë

Ngjanë me një gjel deti të gatshëm për pjekje, torta me dukje të çuditshme i ka habitur të gjithë

Sarah Harsy nga Anglia, që është themeluesja e The Edible Museum, ka vendosur që për Ditën e Falënderimeve, të përgatisë një tortë që nuk ngjanë prej të tjerave.

Megjithëse ka pamje të çuditshme, kuzhinierja 49-vjeçare pretendon se ëmbëlsira me lëng portokalli dhe rum shijon shumë mirë, transmeton Telegrafi.

“Duket si një gjel deti që është gati për pjekje, derisa shtresa e sipërme që ngjanë me lëkurën e rrjepur, mund të jetë pak e pështirë”, ka thënë Harsey.


Shikuesit kanë mbetur të habitur, kur e kanë parë përgatitjen dhe iu është thënë se është një tortë.

Pamja reale që ka torta, ka bërë që disa prej tyre t’ju pëlqejë, teksa të tjerë të shprehen se është e bezdisshme.

Kuzhinierja që më herët ka punuar me figura dylli, arriti ta përfundonte këtë tortë brenda një kohe të shkurtër, me një pamje shumë reale. /Telegrafi/