Kryeshefja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë dr. Arijeta Musliqi, i tha gazetës lokale të Pejës “Zarfi Info”, se aksioni për kontrollet mjekësore nëpër shtëpitë që kanë strehuar vëllezër dhe motra nga Shqipëria po ecën shumë mirë edhe përkundër faktit se grupi i emergjencave në terren po ballafaqohet me mungesë të ilaçeve.
“Aksioni për kontrollet nëpër shtëpitë e të strehuarve nga Shqipëria po ecën shumë mirë dhe deri më tani gjithçka është nën kontroll. Grupi i emergjencave në terren po ballafaqohet me mungesë të barnave, gjë që është problem serioz dhe se duhet të mobilizohen qytetarët ose pronarët e barnatoreve private, që bashkërisht ta tejkalojmë këtë problem për të mirën e të sëmurëve”, tha Musliqi, duke bërë me dije kështu lisën e ilaçeve të cilat janë të domosdoshme për këta pacientë.
“Antihipertenziv, Diabetik oral, Antikuagulant, Insulin Levemir dhe Diuretik, janë disa prej ilaçeve kryesore që na mungojnë e që janë të domosdoshme për shëndetin e këtyre pacientëve”, tha Musliqi.
Bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë bërë kontrolle në 11 familje të Pejës të cilat kanë strehuar gjithsejtë 45 persona të prekur nga tërmeti.
Aksion i njëjtë nga grupi i emergjencave është duke vazhduar edhe sonte në fshatin Qyshk të kësaj komune.
Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të kontribuojnë për zgjidhjen e problemit të ilaçeve, mund të kontaktojnë në faqen e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj