LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Durrës: Kosova nuk do të kursejë asgjë për Shqipërinë

Haradinaj në Durrës: Kosova nuk do të kursejë asgjë për Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po viziton sot zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, për t’i dhënë përkrahje të mëtejmë të gjithë atyre që janë angazhuar në përballimin e gjendjes dhe të bashkëndjejnë me familjet e prekura nga tërmeti.

Ai fillimisht është ndalur të njësitë e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipeve të mjekësisë në Durrës, prej ku tha se bashkënndjejnë me të gjitha vështirësitë qe i ka Shqipëria.

“Të gjithë në Kosovë vërtetë bashkëndjejmë, janë bashkë me të gjithë të prekurit prej tërmetit, njëkohësisht krejt mekanizmat që i ka Kosova i ka në dispozicion, kuptohet koordinimi është i nevojshëm edhe që të bëjmë veprimet e duhura, po ku sigurojmë që nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë që të jemi bashkë”, tha Haradinaj.


Pasi njerëzit reaguan se po ka keqpërdorime me donacionet, Haradinaj tha se vullneti i mirë i njerëzve që po dërgojnë ndihma nga Kosova në Shqipëri u dedikohet të prekurve , për çka theksoi se nuk ka asnjë dilemë që donacionet u shkojnë atyre që kanë nevojë.

Megjithatë, pranoi që është e vështirë të menaxhohet një situatë e tillë.

“Nuk kemi asnjë dilemë që vullneti i mirë i njerëzve, të gjithë ato donacione u janë dedikuar të prekurve dhe e dimë që askush nuk e keqpërdorë një situatë të tillë , nuk kemi asnjë dilemë qe çdo gjë shkon si është më së miri. Kuptohet, është vështirë të menaxhohen, të koordinohen njerëzit kur vinë individualisht, ne në Kosovë kemi bërë një përpjekje që ndihmat të dorëzohen në një adresë pra jo secili për vete por të ketë një adresë ku dorëzohen e nga aty të shpërndahem”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ka një numër të caktuar të qytetarëve të Shqipërisë që janë në Kosovë. Ata janë strehuar në familje private e hotele, gjithashtu është hapur edhe kampi në Prizren ku po qëndrojnë 500 persona.

Bashkë me Haradinajn qëndroi edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili tha se solidariteti i Kosovës e ka bërë më të lehtë përballimin e pasojave.

“Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e këtyre pasojave, të kësaj dhimbje, edhe njëherë zoti kryeministër duhet të jeni krenarë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, për Policinë e Kosovës sepse jam i sigurt qe çdo vend i NATO-s do të ishte krenarë për më të mirën që ata kanë shfaqur gjatë këtyre dy-tre ditëve dhe netëve pa ndalim, pa u lodhur dhe për këtë ju dëgjoni edhe vet reagimin e vet qytetarëve tanë të cilët shprehin mirënjohjen më të thellë e më të përzemërt të mbarë popullit tonë për këtë solidaritet vëllazëror”, tha Meta.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme goditën Shqipërinë. Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10. Si pasojë e këtyre tërmeteve, përcjell Telegrafi, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 700 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori