Me të prekurit nga katastrofa natyrore që goditi pak ditë më parë Shqipërinë tashmë janë solidarizuar të gjithë.
Që nga njerëzit e thjeshtë, fytyrat publike e deri te yjet me famë botërore kanë nisur ndihmesat e tyre drejt shtetit amë, për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas kësaj kësaj tragjedie.
Teksa Bebe Rexha ka konfirmuar ardhjen e saj më 2 dhjetor dhe një donacion deri në 100 mijë dollarë, Dua që së bashku me markën “Bond” po ndihmon në shitjen e bluzave për bamirësi – së fundmi edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora është lajmëruar për një ndihmesë tjetër të madhe.
Rita ishte ndër të parat yje botërore, e cila që në start kur dëgjoi për tërmetin, promovoi fondacionet e hapura online për të ndihmuar shqiptarët, dhe këtë e bëri përmes rrjeteve sociale ku ndiqet nga miliona njerëz dhe ndikimi i saj është vërtet i madh.
Ndërkohë, të enjten, artistja e lindur në Prishtinë e cila dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 29-të, publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram nga vizita e saj e fundit në Kosovë (prill 2019), ku shfaqej duke ecur rrugëve me baltë në disa lagje të varfra të Kosovës, që ajo i vizitoi së bashku me UNICEF-in.
Në mbishkrimin e imazheve, Ora bëri njoftimin se ajo së bashku në koordinim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë bërë përzgjedhjen e një familjeje shqiptare të prekur nga katastrofa, të cilës do t’i ndihmojnë me rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri !!! Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliaj, ne kemi vendosur të zgjedhim një familje që të sponsorizojmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre gjatë shkatërrimit të tërmeteve në Shqipëri.
Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe me të vërtetë i respekton sugjerimet e tij për të udhëhequr me shembull. Unë sugjeroj që kush të mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose bamirësi ose një mënyrë për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala, dhe ne do të ndjekim përparimin e kësaj dhe kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë – ju lutemi klikoni në këtë lidhje në biografinë time në Instagram për të bërë të njëjtën gjë – të gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për këdo që është afektuar. Me gjithë dashuri, e juaja Rita”, ka shkruar artistja me renome botërore në Instagram. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Shanna Moakler pozon me bikini në dyvjetorin e martesës së ish-bashkëshortit të saj Travis Barker me Kourtney Kardashian
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati – tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë