Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate të bërë për media ka thënë se përvjetori i 107-të i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e gjen tërë popullin shqiptar plot dhimbje.
Në komunikatë tutje thuhet se tërmeti që goditi shtetin shqiptar këto ditë rezultoi me humbjen e jetës së shumë shqiptarëve dhe lëndimin e qindra të tjerëve, pos dëmeve të mëdha materiale, transmeton Telegrafi.
“Këto 107 vjet dhe mijëra vjet të mëparshme kemi ndarë të njëjtën histori, gëzim, dhimbje, lumturi, tragjedi. Shteti i Kosovës dhe çdo qytetar i saj është mobilizuar me të gjitha forcat që kemi, të përkrahim shtetin dhe popullin e Shqipërisë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e tronditur nga tërmeti tragjik që ndodhi në Durrës dhe Thimanë, bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen me të afërmit e atyre që humbën jetën dhe me ata që janë lënduar.
Këto janë momente që testojnë dhe vërtetojnë fuqinë shpirtërore të çdo populli. Shqiptarët, anekënd botës, jemi më afër njëri-tjetrit se asnjëherë më parë. Në këtë ditë, që shënon kulmin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe shkëndijën e legjitimimit ndërkombëtar të kërkesës së të gjithë shqiptarëve në Ballkan për mëvetësi, ne shpërfaqim edhe një herë forcën tonë për të ngushëlluar njëri-tjetrin, për t’u lutur për njëri-tjetrin dhe për të përkrahur njëri-tjetrin drejt rimëkëmbjes”, thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë thuhet se sot nuk festojmë por i thurim lavde fuqisë sonë kombëtare.
“Sot nuk festojmë dot por i thurim lavde fuqisë sonë kombëtare të pashtershme për t’i dalë zot vetes e njëri-tjetrit dhe të tejkalojmë çdo vështirësi që të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë. Uroj që të gjithë familjarët e atyre që humbën jetën të gjejnë ngushëllim, të lënduarit të gjejnë shërim dhe i tërë populli shqiptar të gjejmë sadopak qetësi shpirtërore këto ditë trishtuese. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos