LAJMI I FUNDIT:

Dokumenti i plotë i refuzimit të ankesës së LVV-së për numërimin e 392 votave nga diaspora

Dokumenti i plotë i refuzimit të ankesës së LVV-së për numërimin e 392 votave nga diaspora

Gjykata Supreme e Kosovës, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me numërimin e 392 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora.

Në aktgjykimin e Gjykatës thuhet se: “Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.507/2019, datë 24.11.2019”.

Supremja refuzon ankesën e VV-së, KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Supremja refuzon ankesën e VV-së, KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve

Më tej në aktgjykim thuhet se Gjykata Supreme pas vlerësimit të vendimit të atakuar, pretendimeve ankimore, dhe pretendimeve të paraqitura në përgjigje në ankesë gjeti se ankesa është e pabazuar.


“Nga shkresat e lëndës rezulton se me rastin e Zgjedhjeve Parlamentare 2019, rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve janë shpallur më datën 07.11.2019 dhe se pakot kontestuese me fletëvotime, që janë objekt lëndor, janë pranuar në KQZ më datë 12.11.2019, që rezulton të jetë 5 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje në ankesën e paraqitur në PZAP ka pretenduar se edhe pse procesi zgjedhor ndodhet në këtë fazë ende para certifikimit të zgjedhjeve, ligjërisht ka mundësi që këto pako me fletëvotime, 392 sish, të verifikohen dhe numërohen dhe rezultati i tyre të publikohet me rastin e publikimit të rezultateve”, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq KQZ-ja ka bërë të ditur se në orën 16:00 do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. /Telegrafi/

Më poshtë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me refuzimin e ankesës së LVV-së:

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori