LAJMI I FUNDIT:

Tesla planifikon të sjellë një Cybertruck me përmasa më të vogla

Tesla planifikon të sjellë një Cybertruck me përmasa më të vogla

Kjo veturë nuk pritet të arrijë shpejtë, por mund të ketë çmim edhe më të lirë

Shumë gjëra mund të thuhen lidhur me Tesla Cybertruck, megjithëse nuk mund të thuhet se është i vogël, se ka madhësi të konsiderueshme dhe mund të ofrojë hapësirë të mjaftueshme për akomodim, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, Tesla planifikon ta sjelle edhe një Cybertruck më përmasa më të vogla, megjithëse kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Cybertruck është prodhimi ynë i fundit, që e kemi prezantuar deri më tani. Në të ardhmen, do ta sjellim edhe një version të këtij modeli, por shumë më të vogël”, ka shkruar Elon Musk në Twitter.

Nga fillimi i pjesës së përparme, deri në pjesën e pasme, kjo makinë është e gjatë 5.8 metra, derisa bazën e rrotave e ka 3.8 metra të gjerë. Gjë që i mundëson të kenë ndryshme, sa i përket madhësisë.

Të gjitha këto, nuk pritet të arrijnë shpejtë, por kur të lansohet një Tesla Cybertruck në këtë version pritet të ketë çmim më të lirë dhe të jetë shumë i mirë. /Telegrafi/