LAJMI I FUNDIT:

Ishin dënuar gabimisht, tre persona lirohen pas 36 vjetësh në SHBA – tregohet cili ishte “krimi” që kishin bërë!

Ishin dënuar gabimisht, tre persona lirohen pas 36 vjetësh në SHBA – tregohet cili ishte “krimi” që kishin bërë!

Tre burra nga Baltimore, SHBA, të cilët kishin kaluar 36 vjet në burg u lanë të hënën të lirë pasi autoritetet thonë se ishin dënuar gabimisht për një vrasje të vitit 1983.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Alfred Chestnut, Ransom Watkins dhe Andrew Stewart morën një letër pafajësie pasi u dënuan për vrasje të shkallës së parë të një studenti të shkollës së mesme, DeWitt Duckett.


“Ishte një ferr”, ka thënë Chestnut për përvojën e tij në burg. “Ishte e mjerueshme”.

Siç thuhet tutje, Chestnut dhe Watkins ishin 16 vjeç në kohën e arrestimit të tyre dhe Stewart ishte 17 vjeç.

Burrat tani janë në të pesëdhjetat e hershme dhe të paktën dy prej tyre nuk kanë drejtuar kurrë më parë një makinë.

Mediat shkruajnë se pasi Chestnut paraqiti një kërkesë informacioni pranverën që kaloi, ai zbuloi prova të reja që u mbajtën të fshehura nga avokatët e tij gjatë gjykimit.

Dhe që nga ajo kohë, ai ka “rifilluar” të kërkonte drejtësi – por jo vetëm për veten e tij.

“Çfarëdo që bëra për veten time, bëra edhe për ta”, ka thënë Chestnut për Watkins dhe Stewart.

Duckett, 14 vjeç, u qëllua dhe u vra për xhaketën e basketbollit të tij të lakmuar të Universitetit Georgetown në nëntor 1983, tha policia.

Ata u dënuan bazuar në dëshminë e dëshmitarit dhe ato që thanë prokurorët në atë kohë ishte një provë thelbësore – një xhaketë e tillë ishte gjetur në dhomën e gjumit të Chestnut.

Avokatët e përfshirë në këtë rast thanë se ata ishin “të tmerruar” kur kanë parë sasinë e provave që ishin fshehur nga ekipi i mbrojtjes dhe juria.

Të dy të dyshuarit dhe dëshmitarët e gjykimit, të gjithë të miturit janë marrë në pyetje nga policia pa prindërit e tyre.

Dëshmitarët e mundshëm u intervistuan në një grup dhe u thanë që “të marrin historinë e tyre së bashku”, sipas avokatëve të Chestnut.
“Ne kemi fshehje dhe keqpërfaqësim të qëllimshëm të provave ekskluzive, prova që do të tregonin se ishte dikush tjetër përveç këtyre të pandehurve”, ka thënë njëri prej avokatëve.

Thirrjet anonime që identifikojnë një të dyshuar tjetër u fshehën nga mbrojtja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori