LAJMI I FUNDIT:

Reagon e tronditur edhe Ava Max: Sa trishtuese të dëgjoj këto lajme shkatërruese për Shqipërinë, qëndroni të fortë

Reagon e tronditur edhe Ava Max: Sa trishtuese të dëgjoj këto lajme shkatërruese për Shqipërinë, qëndroni të fortë
Ava Max (Foto: Dave J Hogan/Getty Images/Guliver)

Media të shumta ndërkombëtare kanë raportuar të martën për tërmetet që goditën shtetin shqiptar dhe për këtë nuk kanë munguar as reagimet e personaliteteve të njohura.

Rita Ora, Dua Lipa, Gashi e një sërë emrash tjerë të njohur, kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjarët e viktimave dhe të prekurit nga dy tërmetet që goditën Shqipërinë, duke shkaktuar pasoja të shumta.


Një reagim i ndier ka arritur edhe nga artistja e re shqiptare me nam ndërkombëtar, Ava Max.

Ava Max (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me origjinë nga Saranda e Shqipërisë ka bashkëndier dhimbjen me bashkëkombësit e saj, shumë prej të cilëve përfunduan në lot të martën e 26 nëntorit.

Ndodhi në ditëlindjen e saj, Rita Ora: Është e tmerrshme, kam miq dhe familjarë në Shqipëri, të dhurojmë donacione për të prekurit nga tërmetet
Lexo po ashtu Ndodhi në ditëlindjen e saj, Rita Ora: Është e tmerrshme, kam miq dhe familjarë në Shqipëri, të dhurojmë donacione për të prekurit nga tërmetet

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, publikoi në InstaStory një pamje të flamurit shqiptar, ku duket i gdhendur në një terren që pasqyron tërmetin.

Foto: Ava Max/InstaStory

“Sa trishtuese të dëgjosh këto lajme shkatërruese për Shqipërinë. Lutje për të gjithë të prekurit. Unë ju dua. Qëndroni të fortë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Ajo përndryshe ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të fundit, “Tabu” në bashkëpunim me artistin e famshëm Pablo Alboran, e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori