LAJMI I FUNDIT:

Ndodhi në ditëlindjen e saj, Rita Ora: Është e tmerrshme, kam miq dhe familjarë në Shqipëri, të dhurojmë donacione për të prekurit nga tërmetet

Ndodhi në ditëlindjen e saj, Rita Ora: Është e tmerrshme, kam miq dhe familjarë në Shqipëri, të dhurojmë donacione për të prekurit nga tërmetet
Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shqipëria është prekur ditën e martë nga dy tërmete të tmerrshme.

I pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.


Si rrjedhojë, tërmetet shkaktuan mbi 20 viktima dhe afro 600 të lënduar, sipas të dhënave të regjistruara deri më tani.

Rita Ora feston ditëlindjen e 29-të në Amangiri - jeta dhe karriera ndër vite e artistes botërore të lindur në Prishtinë
Lexo po ashtu Rita Ora feston ditëlindjen e 29-të në Amangiri - jeta dhe karriera ndër vite e artistes botërore të lindur në Prishtinë

Të prekur nga kjo gjendje e jashtëzakonshme janë shumë shqiptarë, ndër ta edhe yjet me famë botërore që na përfaqësojnë më së miri në botë.

Sot është ditëlindja e saj e 29-të, me çka do duhej të ishte ndër ditët më të lumtura për të, por këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mëngjesin e së martës u zgjua me një lajm të tmerrshëm.

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Viktimat dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmetet në Shqipëri, kanë bërë që artistja të kthejë kokën nga populli i saj, duke treguar përmes rrjeteve sociale dhimbjen që po bashkëndjen me të gjithë shqiptarët në këtë ditë vështirë.

Në orët e mbrëmjes të së martës, Rita vendosi të bëjë një thirrje përmes rrjetit social Twitter dhe Instagram, duke bërë thirrje që t’i bashkohen donacionit online për të dhuruar fonde, për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shkatërruese për ata në Shqipëri. 16 kanë vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familje dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time po i thërras të gjithë të dhurojnë për një apel krize !! lutjet e mia janë me ju”, kanë qenë fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore.

Rita si një 29 vjeçare numëron suksese të shumta në arenën ndërkombëtare të muzikës. Ajo është krenuar gjithmonë me origjinën e saj, tekka ka kënduar falas në Shqipëri për 100 vjetorin e Pavarësisë më 28 nëntor 2012, dhe po ashtu në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2018.

Rita Ora në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF, Rita së bashku me disa nga përfaqësuesit e kësaj organizate vizituan këtë vit Kosovën me një mision të veçantë, për t’u dalë në ndihmë disa familjeve skamnore në vendlindjen e saj. /Telegrafi/

Rita Ora në Kosovë më 10 prill 2019 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori