LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës akuzon institucionet e Shqipërisë: E palogjikshme që një tërmet i tillë të shkaktojë aq shumë dëme

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës akuzon institucionet e Shqipërisë: E palogjikshme që një tërmet i tillë të shkaktojë aq shumë dëme

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka kritikuar institucionet përgjegjëse në Shqipëri për neglizhim të situatës.

Mustafa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e palogjikshme që tërmeti me një magnitudë të tillë të shkaktojë aq shumë dëme, përcjell Telegrafi.


“Duke ditur që territori i Shqipërisë është një zonë me një aktivitet kaq të lartë sizmik dhe të gjitha informacionet i kanë pasur pasi funksionon Instituti i Sizmologjisë, por tash ku qëndron faji nuk e di. Të bëhen këto shkatërrime me një shkallë prej 6.3 ballë është e palogjikshme”.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës ka thënë se tërmet në Kosovë nuk ka pasur dhe sipas tij ai është munduar menjëherë të del me raporte për të qetësuar qytetarët.

“Për shkak të forcës dhe madhësisë tërmeti që goditi Shqipërinë ka lëkundur edhe tërë territorin e Kosovës. Afër 5.5 ballë [jo shkallë të Rihterit] është ndier në Kosovë tërmeti në Kosovë”.

Mustafa thotë se tërmetet e fuqishme se ai që goditi Shqipërinë kapin rrezen në gjerësi deri në 400 kilometra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori