LAJMI I FUNDIT:

Tregim i pabesueshëm jetësor i aktorit të famshëm: Keanu Reeves i ka kaluar vështirësitë nëpërmjet ndihmës të tjerëve

Tregim i pabesueshëm jetësor i aktorit të famshëm: Keanu Reeves i ka kaluar vështirësitë nëpërmjet ndihmës të tjerëve

Pas periudhës shumë të rëndë jetësore, aktori me zemër fisnike Keanu Reeves ka gjetur mënyrën se si ta shërojë shpirtin e tij…

Keanu Reeves gëzon famën e djaloshit të mirë në Hollywood. Ky aktor 54-vjeçar është i njohur për rolin në filmin ”Matrix” dhe për donacionet e tij humanitare, transmeton Telegrafi.


Atë që shumë adhurues të tij nuk e dinë është që ai tashmë më shumë se 10 vjet drejton fonacionin privat i cili ndihmon spitalet e fëmijëve në kërkim të ilaçit kundër kancerit…

Ky kanadez i talentuar me zemër fisnike nuk ka pasur shumë fat në jetë. Babai e ka braktisur kur ka qenë i vogël, ka njohur dashurinë e jetës së tij, aktoren Jennier Syme, e cila ka qenë shtatzënë, mirëpo në muajin e tetë të shtatzënisë ka lindur një vajzë të vdekur, pas së cilës bota i është rrënuar.

Ajo humbje ka mbetur midis të dyve, andaj për këtë arsye lidhja e tyre është shkatërruar. Jennifer ka vdekur në aksident komunikacioni 19 muaj pasi që ajo dhe Keanu janë divorcuar.

Ai gjithashtu ka humbur dashurinë e fundit, miken e vet më të mirë dhe vajzën. Pas kësaj, motra më e vogël Kim është sëmurë nga leukemia, me të cilën sëmundje lufton edhe tani.

Me gjithë famën dhe pasurinë, Keanu vazhdimisht diçka e motivon që t’u japë të tjerëve. Për këtë shkak fshehtazi ka themeluar fondin për shërimin e kancerit, për t’i ndihmuar motrës dhe të gjithë atyre të cilëve u nevojitet ndihma.

“Kam fondacionin privat, i cili vepron pesë-gjashtë vjet dhe përkrah disa spitale të fëmijëve dhe hulumtimin për ilaçin kundër kancerit”, ka deklaruar për Ladies Home Journal. Nuk e lidh emrin tim me të, vetëm i mundësoj fondacionit që të bëjë atë që po bën”.

Nuk ka dashur as që fondacioni të flasë për të në media. Për të ajo është thjesht mënyra për t’i ndihmuar botës, pa marrë parasysh se a e dinë njerëzit këtë apo jo. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Kuptimi i numrit 333 në astrologji

Lifestyle
Kalo në kategori