Për dy ditë me radhë ishte e hapura Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja, qëllimi i së cilës është të krijojë bashkëpunim në mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikëtakim.
Kjo konventë e cila organizohet për herë të tretë në Kosovë, synon krijimin e marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse dhe të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B.
Kryetari i rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare në Finlandë, Omer Nura, tha se në ditën e dytë të konventës së bizneseve të diasporës dhe të huaja, bizneset vendore dhe ato të diasporës do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre dhe kontaktet në mënyrë që t’i shohin mundësitë e tyre për ndonjë bashkëpunim në të ardhmen.
“Punët po ecin për së mbari, ka shumë investitorë, biznese nga jashtë, por çka është e rëndësishme janë bizneset e huaja që kanë ardhë, partneret tanë dhe interesimi është i jashtëzakonshëm sepse të gjithë janë të përgatitur mirë. Sot bizneset vendore do t’i shkëmbejnë përvojat, t’i shkëmbejnë vizitkartat që të njoftohen mes veti, t’i shohin mundësit e bashkëpunimit për të ardhmen”, tha ai.
Drejtori i kompanisë “Drini”, Qamil Isufi, tha se këto konventa janë si urë lidhëse në mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës.
“Këto konferenca do të thotë janë urë lidhëse mes mërgatës dhe afarizmit të Kosovës, për fat të keq që në Kosovë nuk ka pasur një trajtim të mirëfilltë të mërgatës dhe realisht me shiqu Kosova përfiton nga mërgata çdo ditë, pavarësisht cila është nga e hëna deri të dielën 5.5 milionë euro dhe këto para po të menaxhohen mirë do të kishte Kosova një mirëqenie tjetër sociale kundrejt kësaj që ka sot”, tha ai.
Drejtori i kompanisë “Laberian”, për prodhimin e lëngjeve, Bashkim Osmani, tha se kjo konventë për ta si prodhues vendor është shumë e rëndësishme sepse sipas tij, iu ka afruar mundësi të mëdha për shkëmbin e përvojave të tyre dhe iu ka ofruar takime me biznese të reja që nuk kanë pasur mundësi t’i takojnë më herët.
“Kjo konventë është për neve si prodhues vendor mjaftë e rëndësishme sepse një mori e madhe e kompanive të diasporës dhe kompanive të huaja janë sot këtu prezent me neve, po i zhvillojmë takimet me ta, po informohemi në forma të ndërsjellët për kushtet prej nga vine këto firma dhe për mundësit tona si prodhues vendor, me iu thanë shumë sinqerisht dhe me plotë përgjithësi, produktet tona janë kaherë në tregun e bashkësisë evropiane dhe më gjerë por për shkak që ne kemi mjaftë kapacitete dhe tashmë një përvojë shumë të gjate afër 20 vjeçare apo afër 2 dukatave po shpresojmë që të bëjmë takime të reja, kontrata të reja me firma të reja që nuk kem pas rast me i taku deri sot” , tha ai.
Këto konventa gjatë viteve të kaluara kanë zhvilluar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë 1.1 milion euro. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak