LAJMI I FUNDIT:

Konventa e Bizneseve të Diasporës, mundësi për kompanitë kosovare që të zgjerojnë tregun

Konventa e Bizneseve të Diasporës, mundësi për kompanitë kosovare që të zgjerojnë tregun

Sot është hapur Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja qëllimi i së cilës është të krijojë rrjetëzim dhe bashkëpunim mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikëtakim.

Kjo ngjarje e cila do të qëndrojë e hapur për dy ditë synon krijimin e marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse dhe të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B.

Drejtori i Zyrës së USAID-it për Zhvillim Ekonomik, Joshua Mike duke shprehur kënaqësinë që USAID është përkrahës i kësaj ngjarje tha se përpjekjet e tilla që lidhin bizneset e Kosovës me tregjet e reja është mundësi për një të ardhme të ndritur për ekonominë kosovare.

Udhëheqësi i Degëve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj tha se me qëllim të krijimit të klimës së investimeve në Kosovë takimet dhe eventet si kjo janë vazhdimësi e projekteve që rezulton me lidhje të kontratave të ndryshme.

Bizneset e diasporës dhe të huaja vijnë për bashkëpunim me bizneset e Kosovës
Lexo po ashtu Bizneset e diasporës dhe të huaja vijnë për bashkëpunim me bizneset e Kosovës

Lazim Destani, kryetar nderi i RRBDSH-së, u shpreh se konventat e kaluara janë dëshmi e nënshkrimit të shumë kontratave që kanë filluar së zbatuari. Sipas tij, këto ngjarje po krijojnë mundësi punësimi që është shumë nevojshme në shoqërinë kosovare.

Nënkryetari i Rrjetit të Diasporës nga Gjermania, Bekim Borovci tha se këto konventa janë energji e re që jep mundësi për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Sipas tij, nëse diaspora investon oferta për lehtësime doganore e tatimore e infrastrukturore kjo është një ngritje edhe më tepër për investimet e huaja në Kosovë.

Përfaqësuesja nga Ministria e Diasporës, Shqipe Krasniqi tha se përmes takimeve rritet bashkëpunimi në mes bizneseve në Kosovë dhe atyre në diasporë. Ajo theksoi se ministria ka hartuar dokumente strategjike që ndihmojnë këtë lidhje.

Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me USAID. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori