Përmbyllet edhe një edicion i suksesshëm i Panairit HO.RE.CA


Panairi HO.RE.CA Kosovë 2026, i mbajtur nga 17 deri më 21 qershor në hapësirat e Frigo Deluxe në Çagllavicë, u përmbyll me sukses, duke bashkuar profesionistë, biznese dhe përfaqësues të sektorit të gastronomisë, hotelerisë dhe shërbimeve profesionale.
Gjatë pesë ditëve të panairit, vizitorët patën mundësi të njihen nga afër me produkte, pajisje, teknologji dhe zgjidhje të reja, të cilat i shërbejnë zhvillimit dhe avancimit të sektorit HO.RE.CA në Kosovë.
Organizatorët e Panairit HO.RE.CA Kosovë 2026 kanë shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, ekspozuesit, partnerët dhe vizitorët që ishin pjesë e këtij edicioni, të mbajtur nga 17 deri më 21 qershor në hapësirat e Frigo Deluxe në Çagllavicë.
Me prezencën, bashkëpunimin dhe interesimin e tyre, ata kontribuan që ky panair të shndërrohet në një platformë të rëndësishme për prezantimin e produkteve dhe zgjidhjeve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimeve në sektorin HO.RE.CA.
Ky edicion dëshmoi edhe një herë rolin e Frigo Deluxe si një hapësirë që mbështet zhvillimin e industrisë së gastronomisë, hotelerisë dhe shërbimeve profesionale në vend.





































