LAJMI I FUNDIT:

Merrnin vetura me qera dhe i shkatërronin, arrestohen katër persona

Merrnin vetura me qera dhe i shkatërronin, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës, me 21 nëntor ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale

Viktima e rastit pronar i automjeteve (Rent a Car) me seli në Prishtinë, ka deklaruar se me datën 15.11.2019 një person dyshohet që me dokumente të prezantuara false, ka marrë me qira veturën ‘Vw GOLF VII’, ngjyrë e bardhë dhe me targa (KS), të cilën nuk e ka kthyer më.

Viktima e rastit, tjetër po ashtu pronar i automjeteve (Rent a Car), me seli në Fushë Kosovë, ka deklaruar se me datën 09.11.2019, i njëjti person i prezantuar, dyshohet me dokumente false si më lart, ka marrë me qira veturën ‘Vw GOLF VI’, ngjyrë e kaltër, me targa regjistrimi (RKS) dhe nuk e kishte kthyer veturën tek pronari.


Njësiti i hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, menjëherë ka vazhduar me hetimin e rasteve dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, me datën 21 nëntor kanë shkuar në bastisje në një auto-servis në fshatin Zahaq, ku tek shtëpia e pronarëve të dyshuar kanë gjetur në posedim vetura tjera të shkatërruara në pjesë.

Njësiti i hetimeve në stacionin policor në Pejë ka vazhduar me punën hetimore në shumë lokacione, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar i cili me anë të dokumentit të falsifikuar, me datat e lartcekura kishte marrë veturat e lartcekura me qira në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.

Menjëherë me datën 24.11.2019 është konsultuar prokurori i shtetit dhe me udhëzim të tij, rreth orës 23:00 hetuesit kanë arrestuar të dyshuarit, pronarë të auto-servisit, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Me datën 25.11.2019, hetuesit e sektorit të hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, bazuar në të dhënat e dëshmitë e mbledhura në terren, kanë arritur të gjejnë 50 pjesë të veturave Golf VI dhe Golf VII, të çmontuara nga të dyshuarit në vlerë totale të dëmit rreth 30 mijë euro.

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast janë: A. A. i lindur vitin (1992) , A. A., i lindur vitin (1990), B. C. i lindur vitin (1983) dhe D. N. i lindur vitin (1991)

Rasti i kompletuar me kallëzim penal ndaj të dyshuarve do të procedohet me kohë në Prokurorinë Themelore në Pejë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori