LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë brenda dyqanit, kapin momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda lokalit lëkundet

Kamerat e sigurisë brenda dyqanit, kapin momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda lokalit lëkundet

Më shumë se 12 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot në orët e para të mëngjesit Shqipërinë, duke shkatërruar kështu ndërtesa, në rrënojat e të cilave mbetën të ngujuar qytetarë të shumtë që pas intervenimeve të ekipeve emergjente janë shpëtuar.

Shumë ekipe të shpëtimit dhe ushtarë janë duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kanë ngecur nëpër shtëpitë apo ndërtesat e rrënuara, nga tërmeti prej 6.4 magnitudë goditi Shqipërinë, transmeton Telegrafi.


Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë rreth 26 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, diku mes qytetit bregdetar të Durrësit dhe Thumanes.

Pamje që tregojnë se si qeni parandien pak sekonda më herët tërmetin në Shqipëri, largohet nga ndërtesa në Shëngjin që fillon të lëkundet
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si qeni parandien pak sekonda më herët tërmetin në Shqipëri, largohet nga ndërtesa në Shëngjin që fillon të lëkundet

Daily Mail raporton se një burrë rreth të 60-ve mbeti i vdekur pasi ka kërcyer nga ndërtesa në Kurbin, derisa disa trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në Thumane dhe lokacione tjera.

Në anën tjetër mbi 600 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale, e deri më tani 28 persona janë konfirmuar që janë shpëtuar nga ekipet në terren.

E pas këtij tërmeti që është ndjerë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, në ndihmë i dolën Kosova dhe vende tjera të rajonit që treguan gatishmëri për të dërguar ushtarë për të asistuar.

Kafshët që mund të parandjenjë tërmetet, fakte dhe shembuj që kanë ndodhur në mbarë botën
Lexo po ashtu Kafshët që mund të parandjenjë tërmetet, fakte dhe shembuj që kanë ndodhur në mbarë botën

Presidenti shqiptar Ilir Meta, ka deklaruar se “situata është shumë dramatike”, duke premtuar se do të bëhet gjithçka që të nxirren personat e ngujuar në rrënoja.

Sipas dëshmitarëve okular, të paktën një hotel katërkatëshe Mira Mare në Durrës, është shkatërruar nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit.

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë brenda një dyqani, shfaq momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka që kishte brenda lëkundet për disa sekonda, madje fillon të bie pluhur në tavani nga dridhjet e fuqishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori