LAJMI I FUNDIT:

As vonesa e ciklit e as të vjellat: Kjo është shenja e parë që tregon se jeni shtatzënë, por që neglizhohet nga gratë

As vonesa e ciklit e as të vjellat: Kjo është shenja e parë që tregon se jeni shtatzënë, por që neglizhohet nga gratë

Rritja e gjoksit është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Dy javët e para pasi keni mbetur shtatzënë, gjoksi fillon të rritet dhe të ndryshojë duke u përgatitur që të prodhojë qumësht

Të stimuluara nga hormonet estrogjen dhe progesteron, gjëndrat e qumështit zmadhohen dhe indi dhjamor pëson një rritje të lehtë.

Në fund të tremujorit të parë, gjoksi dhe thithat do të bien në sy që janë zmadhuar, gjë që do të vazhdojë gjatë gjithë shtatzënisë.


Zmadhimi i tij përbën minimumi 450 gramë të peshës që ju do të shtoni gjatë shtatzënisë. Mirëpo gjoksi mund të jetë i madh edhe pas lindjes së foshnjës.

Ndërkohë që gjoksi rritet, mbani sytjena që ju rrinë mirë dhe mbajnë peshën. Nëse gjatë natës keni probleme, mundohuni të flini me gjithë sytjena. Me rritjen e vazhdueshme të gjoksit gjatë shtatzënisë, do të keni nevojë të ndërroni edhe numrin e tyre.

Gjoks i butë

Shenja e parë e shtatzënisë është ndoshta ndryshimi që ndodh në gjoks. Disa javë pasi keni mbetur shtatzënë, mund të ndieni therje gjoksi. Gjithashtu, ai mund të duket më i rëndë, më i butë dhe më i pezmatuar.

Ashtu si edhe zmadhimi i gjoksit, arsyeja kryesore e zbutjes së tij është rritja e hormoneve estrogjen dhe progesteron. Zakonisht, pas tremujorit të parë gjoksi nuk do të jetë më i butë.

Sytjenat e fortë dhe që rrinë mirë, ndihmojnë në lehtësimin e therjeve që mund të ndieni te gjinjtë.

Mbani sytjene të posaçme për shtatzëna ose sportive një numër më të madh, me të cilat mund të merrni frymë më lirisht dhe të ndiheni më rehat. Nëse ato janë të rehatshme, gjatë natës mund të flini edhe pa i hequr. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori