LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’

Arrestohet një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.

Policia bën të ditur se rast i dhunës në familje është raportuar sot.

“Një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’ është raportuar sot me datën 25 nëntor 2019 në Vushtrri. Bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç´rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.


Tutje në njoftim thuhet se, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar i cili është intervistuar.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Telegrafi/