ASH: Kërkojmë përgjegjësi për vdekjen e 22-vjeçarit në Burgun e Kumanovës
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për vdekjen e një të riu në burgun e Kumanovës. Nga partia opozitare shqiptare thonë se 22-vjeçari ka ndërruar jetë në rrethana akoma të panjohuar për opinionin dhe familjen
“Aleanca për Shqiptarët të hidhur nga rasti kërkon përgjegjësi të plotë nga organet kompetente, dhe personat përgjegjës të cilët duhej t’i jepnin ndihmën e parë të riut. Në rrethana të tilla, dikush patjetër që duhet të merr përgjegjësi dhe publikisht të tregojë arsyen e vdekjes”.
“Burgu nuk guxon të jetë stacioni i fundit i askujt, e aq më pak i një të riu që ndodhej aty për t’u resocializuar dhe reintegruar që nesër, po kjo shoqëri t’i ofrojë jetë dhe jo vdekje. Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres së drejtësisë, drejtorit dhe zëvendës drejtorit të burgut, kërkojmë përgjegjësi penale dhe morale për këtë rast, nëse ju ka ngelur sa do pak moral”, thonë nga ASH.
Ata shtojnë se asnjë i burgosur nuk guxon të mbahet në burg pa u vërtetuar shëndeti i i plotë dhe se çdo i burgosur ka të drejtën e shërimit jashtë qelisë së burgut.
“Këto të drejta fundamentale të të burgosurve, brutalisht po vazhdojnë të shkelen nga burgjet e Maqedonisë së Veriut. Dhe duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte, konkludojmë se jo vetëm burgu në Kumanovë, por edhe çdo burg tjetër në Maqedoni përballet me kushte të mjerueshme, të cilat përfundojnë në mënyrë fatale”.
“Kushtet që kanë shkaktuar vdekjen e shumë të burgosurve ndër vite, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga organizatat ndërkombëtare të cilat disa herë kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve në përmirësimin e kushteve. Me keqardhjen më të madhe ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit, me shpresë që reagimi jonë t’u ndihmojë në zbardhjen e rastit”, thonë nga ASH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles