LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Pejës

Sigal Prishtina fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Pejës
Foto: Basketbolli.com

Sigal Prishtina ka fituar derbin e vjetër të basketbollit ndaj Pejës me rezultat 104:60 (33:9, 25:25, 19:17, 27:9).

Pas një viti mungesë, derbi në kryeqytet mblodhi “Plisat” dhe “Shqiponjat” që krijuan një atmosferë të bukur të basketbollit.


Vendasit e filluan më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 33:9, kurse lojë shumë më e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, që përfundoi 25:25, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 58:34.

Çerekun e tretë e filloi më mirë Peja, sidoqoftë, bardhekaltrit shpejtë u kthyen në lojë duke e fituar edhe këtë pjesë 19:17, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 77:51 për prishtinasit.

Edhe në periudhën e fundit nuk kishte ndryshime të mëdha, ku vendasit e fituan edhe këtë pjesë 27:9, duke fituar në fund 104:60.

Te Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 21 pikë, Mikaile Tmusiq dhe Divine Myles nga 18 sosh dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë dhe 12 kërcime.

Te Peja më i miri ishte Henrik Sirko me 12 pikë dhe nëntë kërcime.

Sigal Prishtina ka shtatë fitore dhe tri humbje, kurse Peja katër fitore dhe gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori