LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj optimist: Liberalizimi mund të ndodhë brenda këtij viti

Haradinaj optimist: Liberalizimi mund të ndodhë brenda këtij viti

Ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në fund të vitit, por kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj vazhdon të thotë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të mund të ndodh brenda këtij viti.

Haradinaj thotë se edhe pse është ofruar fundi i vitit, dhjetori mbetet opsion që Kosova të marrë lajmin për liberalizim të vizave. Ndërsa, thekson se edhe pse është kryeministër në detyrë vazhdon që të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin brenda këtij viti.

Haradinaj ka folur edhe për mini-shengenin ballkanik, ku ka thënë se është kundër kësaj ideje, të cilën e quan si të rrezikshme për vendin.


“Është opsion ende në dhjetor, pra do të mbahet një takim i Këshillit të Evropës në dhjetor, dëshira ime është me hy në rend dite. Sot isha në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Finlandës, e kanë presidencën e BE-së, vazhdojë të komunikojë me qeverinë gjermane. Jemi në punë për mundësinë, pra me ndodh vendimi në këtë vit, po kryejmë punë edhe me qeveritë e tjera po janë pak të ndjeshme. Ekziston mundësia reale ajo që kishim pas dëshirë është që të paktën një anëtarë i Këshillit, një vend, një shtet, si rasti i Gjermanisë që ministri e ka deklaruar, por tani ta formalizon vendimin që sa i përket Gjermanisë kosovarët mund të udhëtojë pa viza. Kjo kish qenë mirë me ndodh para krishtlindjeve, para vitit të ri. Jemi duke punuar ende, është bukur ngushtë në kohë me thënë të drejtën, bukur vështirë është”, thotë ai, për KosovaPress,.

Haradinaj thotë se njerëzit mund të jenë skeptik për shkak se ky proces ka zgjatur shumë, por ai thotë se dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për liberalizim të vizave.

Këtë premtim se vizat mund të hiqen në dhjetor Haradinaj thotë se nuk e bënë për vota, pasi që zgjedhjet janë kryer.

“Po ka skeptikë, po ka kundërshtues, po ka inatqor, jo veç në Kosovë, po edhe jashtë, edhe në rajon që po mundohen me i pengua këto procese. Unë më nuk i bëjë për shkak të votave, se njerëzit zakonisht kujtojnë që e kemi hallin te vota, zgjedhjet janë kryer shpresoj që të ndodh sa jam unë në zyre, nëse jo nesër vjen tjetri shpresoj ditën e parë ta ketë liberalizimin. Kjo është diçka që na ka munguar, është e drejtë e jona, e Kosovës, i kemi plotësuar kushtet, qytetarët tanë e meritojnë, është më rëndësi shumë që të ndodh. Pra, ende është opsionale, bukur vështirë jemi, është vonuar, u harxhua koha, por ende është opsionale. Nuk po jemi të koordinuar mirë, edhe pozita edhe opozita, të gjithë ne duhet të kërkojmë që të ndodh sa më shpejt” thotë Haradinaj.

Sa i përket mini-shengenit ballanik, Haradinaj thotë se si ide është e rrezikshme për Kosovën.

Ai thotë se një ide e tillë mund të jetë e mirë për lëvizjen e qytetarëve e të mallrave, por që sipas tij pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, ajo do të ishte e dëmshme për vendin.

“Si parim ne nuk jemi kundër qarkullimit të lirë të ideve, të njerëzve, të mallrave, ato janë vlera evropiane dhe ne po angazhohemi për shembull Kosovë-BE, Tiranë-BE, Shkup-BE, secili. Tani një organizim horizontal mes nesh e kam përshtypjen që vjen më shumë për interesa të Kinës e të Rusisë, ato janë të instaluara në Serbi, në Beograd, janë mirë në vend, po dëshirojnë t’i heqin pengesat tjera kufitare, administrative dhe me mujt me u shtri në krejt rajonin tonë. Kosova për shembull ka viza për shtetasit rus, me këtë nënkupton që kur hyn në atë mini-shengen ata hyjnë pa viza gjithkund. Për ne është specifike, e rrezikshme dhe unë mendoj që Kosova nuk e ka luksin ende me u bë pjesë e këtij mini-shengeni në këto rrethana, do të ndryshonte nëse Serbia e njeh Kosovën, vendosim marrëdhënie bilaterale, hiqen rreziqet e ndërsjella, po sidomos nga Serbia për Kosovën, atëherë po, por në rrethanat e tashme është e p amundur për Kosovën me iu bashkua një zhvillimi të tillë, është i dëmshëm, i rrezikshëm për ne”, thotë ai.

Haradinaj thotë se nëse Kosova bëhet pjesë e një ideje të tillë, do të mund të rrezikonte liberalizimin e vizave.

“Ne na kanë kritikuar evropianët kur kemi dashur me i heq vizat ndonjë shteti, kanë thënë më këtë rast e humbni të drejtën e liberalizimit ndaj nesh. Pra, na kanë bërë disa herë kritika, e Serbia e ka fituar liberalizimin, po i ka ruajtur disa marrëdhënie me disa shtete të vendeve të ndryshme të botës, ne nuk e kemi atë privilegj me bë njëjtë si Serbia, e cila nuk dëshiron me hy në NATO, e cila ka marrëdhënie të mira me Kinën me Rusinë, me plotë të tjerë. Për ne është krejt ndryshe”, thotë Haradinaj. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori