LAJMI I FUNDIT:

Shpat Kasapi: Nuk pendohem për të shkuarën, por shikoj kah e ardhmja

Shpat Kasapi: Nuk pendohem për të shkuarën, por shikoj kah e ardhmja
Shpat Kasapi (Foto: Instagram/shpatkasapi85)

Këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë i ftuar këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Gjatë intervistës, ai ka rrëfyer projektet e reja që priten të vijnë por dhe më të rejat nga jeta e tij sentimentale. Këngëtari ka treguar se tani është beqar dhe është në pritje për një marrëdhënie më të mirë.

“Fati vjen atëherë kur ti ndihesh që je gati për një lidhje serioze, unë jam, kupton, por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër”, ka treguar Shpati, transmeton Top Channel.

Shpat Kasapi planifikon të hyjë në politikë
Lexo po ashtu Shpat Kasapi planifikon të hyjë në politikë

Më tej, ai është ngacmuar nga intervistuesja për sa i përket të kaluarës, ndërsa këngëtari ka treguar se nuk është penduar për të, por thjesht dëshiron të shohë nga e ardhmja.


“Nuk jam penduar për gjërat që më kanë ndodhur, të bukurat mbeten në kujtime. Dashuritë e të shkuarës nuk i mendoj shpesh, sepse shoh nga e ardhmja apo momentalet, madje nuk jam tip që mbaj marrëdhënie shoqërore”, ka deklaruar ai.

E pas kësaj bisede, Shpat Kasapi ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba në të ardhmen: “Në lidhjen që do të krijoj normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe është një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”.

https://www.instagram.com/p/B3hThCkja1U/

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Kalo në kategori