LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Siguruam identitetin dhe gjuhën maqedonase

Zaev: Siguruam identitetin dhe gjuhën maqedonase

Në fushatën “Jemi në rrugë të drejtë”, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së janë bërë hapa për të cilat e gjithë bota i përfol, duke aluduar kështu në arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“Më në fund e zgjidhëm, e forcuam identitetin, askush nuk mund të kontestojë gjuhën dhe popullin maqedonas”, tha Zaev para të pranishmëve në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.


Duke folur, Zaev theksoi se me anëtarësimin në NATO, sigurohet qëllimi kombëtar dhe dekadësh.

“Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin në NATO, na ka mbetur vetëm Spanja dhe më në fund në NATO. Zgjedhjet në Spanjë përfunduan, dihet edhe koalicioni, më tre dhjetori konstituohet Kuvendi, në mes të muajit dhjetor edhe Qeveria, dhe më pas në fillim të vitit presim të jemi anëtarë të plotë të NATO-s”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/