LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes tri veturave në Sllatinë

Aksident mes tri veturave në Sllatinë
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Sllatinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmetaj tha për Telegrafin se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident afër Hib Petrol në drejtim të Sllatinës. Njësia e Autostradave i është përgjigjur rastit. Në aksident janë të përfshira 3 vetura. Në aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale”, tha ajo.


Ndryshe, lexuesit e Telegrafit kanë thënë se nga aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Fotografia e dërguar nga lexuesit: