LAJMI I FUNDIT:

Apostolova flet në Mitrovicë për dhunën në familje dhe barazinë gjinore

Apostolova flet në Mitrovicë për dhunën në familje dhe barazinë gjinore

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në debatin për dhunën në familje që u mbajt sot në veri të Mitrovicës, si pjesë e një varg diskutimesh për barazinë gjinore në tërë Kosovën.

Ajo ka potencuar se barazia gjinore dhe përparimi në këtë drejtim është prioritet i BE-së.


“Dhuna në baza gjinore mbetet e përhapur në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor. Diferenca është se përgjigjja adekuate mbetet shumë e limituar në Kosovë, si shembull në krahasim me numrin aktual të incidenteve, në Kosovë dhuna në familje mbetet nën-raportim. Janë disa arsye si siguria e pabarabartë në urdhrat për mbrojtjen e viktimave, mbrojtja civile, mungesa e koordinimit dhe trajnimit në zbatimin e ligjit dhe sektorit të drejtësisë, dështimi për të kryer vlerësimin e rastit të dhunës, hedhja poshtë e shumë rasteve, përqindja e ulët e dënimit të fajtorëve ose dënime të pakta, pastaj fajësimi i viktimave dhe mungesa e fondeve për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave”, tha ajo.

Sipas saj, institucionet publike kanë përgjegjësinë t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi dhe viktimat e dhunës gjinore në veçanti.

Boyd McKechnie, këshilltar i lartë për çështje politike në veri i zyrës së BE-së, tha se është me rëndësi që viktimat të kenë kurajo, por për ta pas këtë duhet të kenë besim në institucionet e drejtësisë.

“Njerëzit duhen të kenë besim te sistemi, duhet të kenë besim te sistemi që i mbron, një polici dhe gjyqësor të mirë. Ata duhet të kenë kurajo, njerëzit të cilët mund të abuzohen duhet të kenë kurajo të vazhdojnë tutje, dhe do ta kenë këtë kurajo nëse do të besojnë në sistemin që i përfaqëson ata “, tha McKechnie.

Ndërkaq, Adriana Hoxhiq, ministre në largim e Administratës dhe Pushtetit Lokal, gjatë fjalimit të saj tha se është obligim moral që gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat dhe segmentet e shoqërisë.

Ajo bëri të ditur për ndërtimin e “shtëpisë së sigurt” në veri të Kosovës për viktimat e dhunës në familje, ku secila viktimë do të jetë e trajtuar në mënyrë adekuate.

“Është obligim moral që gratë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat dhe segmentet e shoqërisë. Nëse duam shoqëri të shëndoshë, atëherë kjo është rruga më e drejtë të cilën duhet ta mbështesin të gjithë, si pushteti qendror, ashtu edhe ai lokal, sektori joqeveritar, si dhe secili individ që jeton në territorin e caktuar. Ne tani jemi në situatë kur të katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës janë të vendosur të ndihmojnë në instalimin e institucionit “Shtëpisë së sigurt” të karakterit regjional, i cili do të jetë i organizuar në atë mënyrë që secila viktimë të jetë e trajtuar në mënyrë adekuate”, tha ajo.

Gjatë këtij debati kanë diskutuar edhe pjesëmarrës tjerë të cilët theksuan nevojën institucionale dhe të shoqërisë në përgjithësi për mbështetjen e viktimave të dhunës familjare. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori