LAJMI I FUNDIT:

E shpallën veteran të rrejshëm, familja e Avni Hysenit padit Këshillin Prokurorial në Gjykatën Themelore, kërkon dëmshpërblim

E shpallën veteran të rrejshëm, familja e Avni Hysenit padit Këshillin Prokurorial në Gjykatën Themelore, kërkon dëmshpërblim

Avni Hyseni nga Peja, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili kishte qenë pjesë e dy luftërave, atë të UÇK-së, dhe UÇPMB-së, po figuronte në listën e veteranëve të rremë të publikuar vitin e kaluar.

Ndonëse Avniu njihej nga të gjithë si veteran i cili kishte dhënë kontribut të madh – madje Qeveria e Kosovës e kishte dekoruar me medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skenderbeu’ për këtë kontribut – gabimi i cili ishte bërë duke e vënë emrin e tij tek veteranët e rrejshëm, kishte lënduar tej mase familjarët dhe të afërmit e tij.


Ata thonë se ishin lënduar emocionalisht, pasi që familjarit të tyre i cili kishte kontribuar aq shumë për vendin, po i shkelej ai mund.

Kështu, vëllai i tij po ashtu ish pjesëtar i UÇK-së, Adnan Hyseni, ka ngritur kërkesë për padi në emër të familjes së Avniut, ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë kërkesë-padi thuhet së në këtë listë nën numrin 3,316 nga gjithsej 7,949 veteranë të dyshimtë është publikuar edhe emri i të ndjerit Avni Hyseni, i cili nuk ka qenë veteran i rrejshëm.

Ky publikim, kanë thënë ata, e ka cenuar dinjitetin personal dhe moral të tani të ndjerit i cili në kohën e publikimit ka qenë gjallë.

Kështu, në aktgjykimin e kërkesë-padisë dërguar Gjykatës Themelore në Pejë  thuhet “detyrohet Këshilli Prokurorial i Kosovës që në emër të dhembjeve shpirtërore për cenim dinjiteti moral dhe familjar të paguajë shumën prej 90 mijë eurosh për familjen”.

Po ashtu në aktgjykim thuhet se “detyrohet KPK që të publikojë në mjetet e informimit kërkim faljen dhe listën e korrigjuar për të ndjerin Avni Hyseni”.

Adnani, vëllau i Avni Hysenit, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se padia që është bërë nuk ka të bëjë që të tregohet e vërteta e historisë së kush ishte Avniu, pasi që sipas tij “këtë e ka treguar Zoti dhe nderimi i kombit”.

Ai ka thënë se padia është bërë pasi që janë lënduar rëndë në aspektin shpirtëror.

“Arsyeja e padisë ka të bëjë me dy pika kryesore. Avniu ka dy vajza dhe tani në kohën që po jetojmë ne të teknologjisë mund të ndodhte një moment i vështirë i ballafaqimit të vajzave të tij në shkollë. Jo se ndonjë fëmijë e bën me qëllim, por në një moment të caktuar mund t’i thonë: “çka ke ti, askushi nuk je, kur babai yt kishte qenë kështu. Gjithashtu, në shekullin 21, lajmet që janë bërë për Avniun si veteran i rrejshëm, mbesin në Google e në Youtube. Mbas disa vitesh kur rriten vajzat e Avniut, vjen një momentum kur mund të ballafaqohen me to. Pra kjo është prekje e rëndë emocionale”, ka thënë Adnani duke shtuar se se do t’ju duhej të ballafaqoheshin në Dukagjin me të tjerët që do të mund t’iu thoshin se mediat kanë shkruar se familjari i tyre nuk ishte veteran.

Adnani ndër të tjera ka thënë se me këtë padi ka dashur të dërgojë një mesazh tek njerëzit që të reagojnë e të mos lejojnë të ndodhin raste të tilla.

“Ata duhet të reagojnë sepse më nuk duhet të lejohen raste të tilla. Unë i kam thënë Prokurorisë se kjo nuk është dashur të ndodhë dhe është dashur ta mbyllni këtë rast. Ata kanë thënë se kinse nuk e kanë ditur. Ndërsa kjo është shkelje më e rëndë, sepse të gjithë e kanë ditur kush është Avniu. Kjo është për t’ju treguar të gjithëve që në këtë vend njerëzit mundohen që ta shkelin dinjitetin. Tash nëse është bërë kundër Adnanit dhe Avnisë që janë njerëz më me ndikim, çka bëhet me një qytetar tjetër të thjeshtë që nuk ka ndikim. Por, tani këta e kanë parë që kanë gabuar pasi që ka dalë në media rasti, dhe donin ta mbyllnin, mirëpo unë nuk e kam lejuar të mbyllet pas gjithë atij maltretimi emocional që na është bërë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai bërë të ditur se shuma që është vendosur në aktgjykim do të jepet për bamirësi.

“Ajo shuma që është aty, ne kemi biseduar me familje që kur të vije momenti, do t’iu dedikohet çështjeve të humanizmit ashtu siç ka qenë dhe Avniu human, dhe si familje që jemi marrë me humanizëm. Neve nuk na duhen ato para, na duhet që t’i tregojmë shtetit që të mos prek në asnjë qytetar”, ka thënë ai në fund. /Telegrafi/




Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori