LAJMI I FUNDIT:

I kishte bashkuar dashuria për aviacionin – çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit në aeroplan, në 11 mijë metra lartësi

I kishte bashkuar dashuria për aviacionin – çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit në aeroplan, në 11 mijë metra lartësi

Një grua nga Zelanda e Re dhe një burrë nga Australia i dhanë një dimension tjetër aeroplanit gjatë fluturimit – duke lidhur nyjën në rreth 11 mijë metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, australiani David Valliant dhe Cathy Valliant nga Zelanda e Re i thanë njëri tjetrit “Po”, në një fluturim nga Sidnei për në Auckland.


Ndërsa aeroplani fluturonte mes dy vendeve të tyre, çifti u zotua për dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit në një ceremoni speciale në pjesën e përparme të kabinës.

Një anëtar i ekuipazhit veproi si zyrtar i kurorëzimit derisa pasagjerët dhe ekuipazhi shikonin ngjarjen me admirim.

“Ishte përvoja më e mahnitshme dhe diçka që do të kujtojmë për pjesën tjetër të jetës sonë”, ka thënë Cathy Valliant në një deklaratë.

Çifti u takua në internet në vitin 2011 ndërsa luanin lojën kompjuterike “Airport City” dhe u takuan personalisht për herë të parë dy vjet më vonë në aeroportin e Sidneit.

“Dashuria jonë për aviacionin është ajo që na bashkoi”, ka thënë Cathy.

Ceremonia ligjore e dasmës u zhvillua në Aeroportin e Sidneit përpara fluturimit, por ishte ceremonia në qiell që ishte vërtet e paharrueshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Përleshja" mes një vogëlushi dhe një tigri po shkrin së qeshuri përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
Vajza e vogël dëgjoi këngën e preferuar, shikoni reagimin e ëmbël

Vajza e vogël dëgjoi këngën e preferuar, shikoni reagimin e ëmbël

Fun
Miliarderi befason fansin me një orë të shtrenjtë, videoja bëhet virale

Miliarderi befason fansin me një orë të shtrenjtë, videoja bëhet virale

Interesante
Bëhet virale videoja e pilotit që pastron xhamin e përparmë të aeroplanit

Bëhet virale videoja e pilotit që pastron xhamin e përparmë të aeroplanit

Fun
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Kalo në kategori