LAJMI I FUNDIT:

Mickoski në takim me Borissov: Anëtarësimi në BE është përcaktim strategjik i partisë sonë

Mickoski në takim me Borissov: Anëtarësimi në BE është përcaktim strategjik i partisë sonë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në Konkresin e Partisë Popullore Evropiane në Zagreb ka realizuar takim me kryeministrin bullgar Boyko Borissov, i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë video nga ky takim.

Në takim, Borissov Mickoskin e ka pyetur për euro-integrimet, ndërsa ai i është përgjigjur se ky është qëllim strategjik i partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur Bullgaria u anëtarësua në BE, komunistët, liberalët, të djathtët, të majtët gjetën konsensus kombëtar për atë se rruga e Bullgarisë është NATO dhe BE. Për këtë arsye dua ta di se çfarë mendon partia jonë simotër për Maqedoninë e Veriut dhe NATO-n”, tha Borissov.


Mickoski në këtë u përgjigj se “nuk ka dilemë dhe se partia e tij prej vitit 1991 ka qenë për anëtarësim në BE dhe NATO”.

Mickoski gjithashtu tha se Maqedonia ballafaqohet me probleme serioze në sundimin e së drejtës, shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit dhe pandëshkueshmërinë në rastet e korrupsionit të lartë./Telegrafi/