LAJMI I FUNDIT:

SHBA miraton shitjen e armëve detare prej 1 miliard dollarësh për Indinë

SHBA miraton shitjen e armëve detare prej 1 miliard dollarësh për Indinë

Qeveria amerikane ka aprovuar shitjen e armëve detare me vlerë 1 miliard dollarë për Indinë, në marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes midis dy vendeve në katër vjet, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Shtetit njoftoi Kongresin më 19 nëntor për shitjen e më shumë se 13 armëve detare të bëra nga BAE Systems.


Qeveria e kryeministrit Narendra Modi kishte bërë një kërkesë për të blerë armë detare MK 45 dhe 3,500 municione D349 nga qeveria amerikane, tha një njoftim i Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes.

Shitja e propozuar nuk do të ndryshojë ekuilibrin themelor ushtarak në rajon, përkundrazi do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e një partneri rajonal strategjik, thuhet në njoftim.

Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Indisë për të përmbushur kërcënimet aktuale dhe të ardhshme nga sistemet e armëve armike. India do të përdor aftësinë e zgjeruar si një pengesë për kërcënimet rajonale dhe për të forcuar mbrojtjen e vendit të saj.

Blerja është pjesë e planit të kryeministrit Modi për të shpenzuar 250 miliardë dollarë deri në vitin 2025 për të modernizuar forcat e armatosura.

India ka luftuar tre luftëra të mëdha me Pakistanin dhe një me Kinën për mosmarrëveshjet territoriale përgjatë kufijve të saj perëndimorë dhe veriorë.

Që nga viti 2007, SHBA ka arritur marrëveshje të mbrojtjes me vlerë 17 miliardë dollarë me Indinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori