LAJMI I FUNDIT:

E kritikojnë se nuk del e buzëqeshur dhe nuk shkruan këngë të lumtura, Bebe Rexha kundërpërgjigjet me një ‘selfie’ të lumtur me gishtin e mesëm

E kritikojnë se nuk del e buzëqeshur dhe nuk shkruan këngë të lumtura, Bebe Rexha kundërpërgjigjet me një ‘selfie’ të lumtur me gishtin e mesëm
Foto: Getty Images/Guliver/Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të mërkurën ishte e ftuar nga Akademia e Muzikës, për të bërë shpalljen e nominimeve për Çmimet “Grammy Awards 2020”.

Megjithëse kësaj radhe nuk pati fatin të nominohet në ndonjë kategori sikurse vitin e kaluar, këngëtarja shqiptare iu uroi fat dhe shumë suksese të gjithë të nominuarve tjerë këtë vit.

Bebe Rexha bëri shpalljen e nominimeve për “Grammy Awards 2020” (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.


Publikohen nominimet për "Grammy Awards 2020" - Rita, Dua dhe Bebe Rexha mbesin jashtë garës kësaj radhe
Lexo po ashtu Publikohen nominimet për "Grammy Awards 2020" - Rita, Dua dhe Bebe Rexha mbesin jashtë garës kësaj radhe

Në një nga fotografitë e publikuara së fundmi, ajo ka treguar se kritikohet shpesh nga njerëzit që nuk po publikon fotografi ku shihet duke buzëqeshur apo ku duket e lumtur.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Megjithëse një gjë të tillë, Rexha nuk e ka fare problem ngase për problemet e saj me shëndetin mental dhe bipolaritetin, ajo ka folur haptazi në shumë prej intervistave madje edhe në këngët e saj.

Kujtojmë këtu që super hiti i saj “I’m a mess”, i cili u publikua në vitin 2018 ishte një nga këngët e cila tregonte po ashtu për problemet e saj të shumta.

Sido që të jetë, në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Bebe Rexha u shfaq tejet e buzëqeshur, ndërsa nuk hezitoi madje të ngritë edhe gishtin e mesëm lartë – ani pse ky nuk është një gjest i mirë.

https://www.instagram.com/p/B5F-azlF34c/

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë: Bebe duhet të buzëqeshësh më shumë. Posto më shumë fotografi duke buzëqeshur, ti dukesh kaq emocionale. Shkruaj këngë të lumtura. Bëhu e lumtur. Pra, këtu është versioni im i një fotografie të buzëqeshur. Ndaloni t’u thoni vajzave se duhet të buzëqeshin për të qenë të bukura”, ka shkruar 30-vjeçarja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Dhe ashtu siç pritej, pëlqimet e komentet nga ana e ndjekësve të saj, të cilët janë afro 10 milionë në këtë rrjet social, nuk munguan në përkrahje të artistes shqiptare. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori