Për 10 muaj në Kosovë janë evidentuar mbi 100 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm, ndërsa në aksionin e së martës të Policisë së Kosovës, në Komunën e Vushtrrisë janë arrestuar dhe mbyllur 6 biznese të bixhozit të jashtëligjshëm.
Mbi 100 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm janë evidentuar në Kosovë në 10 muaj të fundit.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Përmes një përgjigje elektronike për RTV Dukagjini, sipas PK-së, 88 raste janë sipas nenit 294 të Kodit Penal që parasheh se “Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e veprimtarive të skemave piramidale, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”
Policia thotë se janë edhe 17 raste sipas Nenit 300 që parasheh se ”Kushdo që pa autorizim prodhon apo përpunon mallrat, prodhimi apo përpunimi i të cilave është i ndaluar apo i kufizuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet.”
Ndërkohë sipas Policisë së Kosovës 6 persona janë arrestuar nga aksioni i së martës në Vushtrri i në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm.
Inspektori Komunal në Komunën e Vushtrrisë, Jusuf Azemi, ka konfirmuar se personat e arrestuar kanë qenë pronarët e lokaleve dhe kanë pranuar se kanë vepruar jashtëligjshëm.
“Njëri nga pronarët nuk është gjendur në vendin e ngjarjes. Policia ka hapur lokalin duke konstatuar se është ushtruar veprimtari. Në tri lokale tjera pronarët kanë pranuar se kanë ushtruar veprimtari të paligjshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jusuf Azemi.
2 prej 6 Lokaleve ndonëse të mbyllura nga institucionet përkatëse nuk përmbanin shirit sinjalizues. Të gjitha lokalet ishin në zonën brenda qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë