LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Qytetarët presin më shumë drejtësi

Angjushev: Qytetarët presin më shumë drejtësi

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se në disa fusha të caktuara nuk ka përparim për një kohë të shpejtë, veçanërisht në drejtësi, por se vendi është në rrugë të mirë që atë ta përmirësojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët kërkojnë më shumë drejtësi. Presim më shumë reforma në atë pjesë, dhe kuptohet se ato duhet të vlerësojnë se a është punuar mjaftueshëm. Mendoj se ka hapësirë për përmirësim të gjendjes në gjyqësorë, shoqëri, arsim dhe sistemin shëndetësorë”, tha Zaev për “Zërin e Amerikës”.


Sipas Angjushevit, vendimi i Bashkimit Evropian dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit, por pa ndonjë rëndësi të madhe.

“Të gjitha zgjedhjet kanë një ndikim negativ në ekonomi, dhe procese të caktuara ekonomike ndalen në atë pikë. Por unë mendoj se rruga është e asfaltuar dhe nëse ndjekim ekonominë reale dhe industrializimin, orientimin drejt sektorit privat, ajo do të sjellë rezultate në planin afatgjatë”, konfirmon Angjushev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori